Për flokë të shëndetshëm pini ujë

Uji ndihmon në hedhjen jashtë të lëndëve të dëmshme nga trupi, mundëson shpëtimin e flokëve nga këta lëndë duke i ushqyer dhe forcuar edhe më shumë flokët.

Specialistët këshillojnë njerëzit të cilët kanë probleme me flokët e tyre të pijnë shumë ujë dhe të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.

Anëtar i degës së Dermatologjisë të fakultetit të mjekësisë në universitetin Erciyes Prof. Dr. Ekrem Aktaş tha se flokët me anë të ujit mund të marrin ushqimin e mjaftueshëm.

Prof. Dr. Aktaş, nënvizoi faktin se kur ushqimet nuk treten mire dhe lëndët toksike të dëmshme nuk hidhen jashtë trupit nuk kemi një qarkullim të rregullt të gjakut dhe për këtë arsye flokët duke mos u ushqyer mire bëhen ose të yndyrshëm ose marrin një ngjyrë të zbehtë.

Sipas Prof. Dr. Aktaş frutat që kanë vitaminë C, yndyrnat bimore që përmbajnë vitaminë E , gruri me vitaminë B dhe produkte si orizi, silikoni, seleniumi, hekuri, amino acidet janë produkte bazë për shëndetin e flokut. Edhe frutat e freskëta, peshku me yndyrë dhe një sallatë e freskët me vaj ulliri janë të dobishme për flokët tuaj. Për të parandaluar rënien e flokëve dhe dobësimin e tyre duhet të qëndrojmë larg yndyrnave të ngopura dhe pijeve si kafeja dhe kola.

“Ekuilibri acidik i flokëve është mesatarisht 4,6. Në shumicën e shampove alkaline ky ekuilibër është 8. Kjo prish ekuilibrin natyral acidik të flokëve. Dhe veçanërisht bëhet shkak për tharjen e flokëve të gjatë. Për të rregulluar nivelin acidik natyral të flokëve do të ishte mirë që flokët t’i shpërlanim me ujë me uthull ose me limon” u shpreh Prof. Aktas dhe theksoi se “shampot sintetike bëhen shkak për prishjen e ekuilibrit natyral acidik të flokëve.”

Aktas pohoi se edhe stresi dhe ndotja e ambientit janë faktorë të cilët ndikojnë në rënien e flokëve: “Irritimi i lëkurës që shkaktohet nga stresi apo shqetësimet mund të jetë fillimi i rënies së flokëve. Në situata të tilla duhen mundësuar ajrosja e lëkurës me anë të mesazheve relaksuese. Edhe tymi, djegiet e kaloriferëve dhe qymyri mund të ndikojnë në rënien e flokëve. Uji që përmban selenium, hekur dhe zink i forcon flokët. Përveç kësaj flokët nuk duhen larë më shumë se dy herë në javë.”

Pse bien flokët?

Sëmundje si kanceri, ilaçet e kancerit, marrja e një doze të madhe të vitaminës A, sëmundja e tifos, reumatizma, diabeti, sëmundjet e lëkurës, të tiroideve, anemia, mungesa e zinkut-seleniumit-hekurit, hapat për parandalim shtatzënie, shampot e përdorur në mënyrë të gabuar, xhelët e flokëve që ndalojnë ajrosjen e tyre, larja e shpeshtë dhe përdorimi i krehrave me dhëmbë të shpeshtë mund të ndikojnë në rënien e flokëve.