Per nje cante te persosur

Çanta është një ndër aksesorët më të rëndësishëm që plotësojnë veshjen e një femre. Si pasojë për zgjedhjen e saj, duhet pasur shumë kujdes…

Për të minimizuar në maksimum gabimet që bëni kur përzgjidhni një çantë, ju ofrojmë këshillat në vijim…
Ngjyra: Cila ngjyrë ju pëlqen? Cilën zgjidhni më shpesh? Para se të vendosni ta ndryshoni ngjyrën, mendoni se në ç’pjesë të ditës do ta përdorni.

Forma: E thjeshtë apo e pazakonshme?

Hapja: A ju pëlqen më shumë të jetë me zinxhir, magnet, togëz?

Rripat: A ju pëlqejnë të shkurtër apo të gjatë, a ju pëlqejnë të hollë apo të gjerë?

Aksesorët: Cilët aksesorë ju pëlqejnë? A ju pëlqen të ketë gozhda të vogla mbrojtëse në fund, xhepa shtesë të brendshëm apo të jashtëm, ndonjë hollësi të veçantë?

Madhësia: A keni nevojë për një çantë, në të cilën do të mbani vetëm kuletën, çelësat dhe telefonin celular, apo ju pëlqen një çantë në të cilën mund të fusni shumë gjëra? Nëse ju pëlqejnë çantat e mëdha, ju këshillojmë që ajo, kur të jetë e zbrazët, të mos peshoj shumë.

Duhet ta dini se rripat e hollë presin krahun. Çantat të cilat i mbani në krah janë të mira për ngarkesë të vogël ose mesatare. Nëse mbani rregullisht një çantë të madhe e të rëndë në krah, kjo gjë mund të ketë ndikim në shpinë dhe kurriz. Gjatësia e rripave është gjithashtu e rëndësishme.

Sa më të gjatë të jenë rripat, aq më e rëndë do të jetë çanta.
Përshtatshmëria: A ju përshtatet çanta? Ekzistojnë dy gjëra që duhet të keni parasysh kur bëhet fjalë për një çantë funksionale.

Madhësia e çantës duhet të jetë në proporcion me trupin tuaj, që të mos jetë tepër e vogël dhe tepër e madhe për ju. Nëse keni ije të gjera, çanta do të duhej të gjejë vendin aty ku përfundojnë, në mënyrë që të jetë në ekuilibër me ijët. Nëse keni gjokse tepër të mëdha, shmangni çantat me rripa të shkurtër, në mënyrë që të mos e tërhiqni vëmendjen në atë pjesë të trupit tuaj.

Përdorimi: A ju nevojitet një çantë për çdo ditë pune, apo për ndonjë rast të veçantë? Këta faktorë duhet të ndikojnë në zgjedhjen tuaj. Nëse doni një çantë të vogël, mbusheni dhe shihni se si duket kur është e mbushur.

Rastet e veçanta: Përveç rasteve kur ju jeni një person që frekuenton shpesh eventet, apo kur keni takime të rëndësishme, nuk është gjë e mençur të shpenzoni shumë të holla për një çantë të cilën do ta keni rrallë me vete.
Shikoni në disa dyqane, në mënyrë që të njiheni me të gjitha ofertat, mos blini çantën e parë, e cila mendoni se ju pëlqen.

Komento