Per nje dasem ekonomike

Kur nje cift vendos te bej hapn e madh ndeshesh me kerkesa te pa evitueshme, dhe ndonjehere te “ekzagjeruara” te tregut, jo te gjithe kane ne dispozicion shume para per te punesuar nje wedding planner per martesen e tyre. Atehere si te veprojme?

Cilat jane sekretet per te organizuar nje dasem ekonomike por perfekte?

Te ftuarit ne dasem: Fillimisht te ftuarit, eshte e qarte sa me shume te ftuar do te jene aq me shume do te shpenzoni.

Nese deshironi qe evenimenti juaj te rrezultoje i shkelqyer, ju keshilloj te ulni numrin e te ftuarve, maksimumi 100 persona.

Dekoracioni i dasmes: Jane te rendesishme edhe dekoracionet per atmosferen e dasmes. Evitoni te zgjidhni flower designer me ne mode te qytetit tuaj, por drejtohuni tek dyqani i luleve qe mund te realizoj dekor shume elegant dhe te bukur. Preferoni gjithemone lule te sezonit, te cilat mund te kushtojne me pak, sesa variete lulesh ekzotike te cilat jane te veshtira per tu gjendur.

Fustani i nuses: “Pika e nxehte” ku nuset nuk i marrin parasysh shpenzimet. Fustani i nuses mund gjendet me cmim te arsyeshem jo ne dyqanet me te shtrenjta te qytetit. Mund te jete nje dyqan jo shume i njohur por qe mund te kete modele qe ju pershtaten shijeve tuaja.

Muzika: Ne kete rast mund te keni nje mik i cili mund tju ndihmoje ne organizimin e muzikes, ne kete menyre nuk do te jete e nevojshme te merrni orkester apo nje Dj te njohur i cili do te kushtonte shume. pergatisni Cd me kenget tuaja dhe ne kete menyre do te mbeteni te kenaqur nga zgjedhja e kengeve./ikub/

Komento