Për një fytyre edhe me te bukur dhe pa rrudha

Po sikur te harroni për disa kohe pilulat, kremrat dhe produktet e tjera kozmetike dhe te ktheheni drejt një ushqimi te shëndetshëm dhe te pasur me vitamina? Gjesti i pare i bukurisë nuk është te lyerit me kremra te ndryshme, por te ushqyerit mire.

Cfare zhgënjimi kur mësojmë se sekreti i bukurisë te modeleve nuk është tek produktet qe bëjnë mrekulli por tek produktet ushqimore. “Pimë shume ujë dhe hamë shume molle” thonë disa yje te modës.

Tashme është e testuar: një përkujdesje për veten dhe një regjim i mire ushqimor është çelësi i bukurisë dhe freskisë se lëkurës.

Ja cilat janë disa nga ushqimet anti-oksiduese

Molla: është fruti me i mire qe përmirëson epidermën e fytyrës. Është një lloj toniku muskulor dhe një antioksidues, vetitë dietetike te te cilit ulin edhe sasinë e kolesterolit ne gjak.

Salmoni: i pasur me Omega 3 dhe vitamina A, D, B6 dhe B12, përmban gjithashtu edhe hekur dhe kalcium. Mjaft i mire për zemrën, me shume pak kalori dhe yndyre, ai është një nga anti-oksiduesit me te mire te lëkurës dhe bën te mundur qe kjo e fundit te jete gjithmonë e re dhe elastike.

Rrushi i kuq: ai ka mjaft vlera detoksifikuese, tharëse dhe mineralizuese.

Agrumet: ato bëjnë te mundur mbajtjen e lëkurës gjithmonë te freskët dhe përmbajnë beta-karotën ne formën me natyrale. Vitamina A i jep lëkurës shkëlqim, ndërsa vitamina C bën te mundur rigjenerimin e qelizave dhe favorizon shërimin e plagëve.

Fruta me guaske: burim vajrash natyrale dhe acidesh vajore, këta anti-oksidues e bëjnë fytyrën me te pastër dhe te bukur.

Spinaqi: me shume hekur, plot me vitamina dhe minerale është dhe nje anti-oksidues shume i mire. Vitamina B9 rigjeneron qelizat e lëkurës dhe mukozat.

Domatja: mjaft anti-oksiduese, ajo bën te mundur mbylljen e poreve, pastron epidermën dhe i jep shkelim lëkurës.

Arrekokosi: pervecse freskon ai është dhe i pasur me minerale, kalium, kalcium, magnez dhe sode. Te gjitha këto dehidratojnë lëkurën duke e mbajtur edhe me elastike.

Karrota: ajo përmban vitamine A e cila favorizon hidratimin e lëkurës, ndërsa vitamina B3 stimulon prodhimin e melaninës.

Avokadoja: i pasur me vitamine E dhe vajra natyrale, avokadoja ka edhe veti anti-oksiduese te cilat parandalojnë plakjen e parakohshme te lëkurës dhe e mbrojnë atë nga dielli. Vitamina B5 normalizon sasinë e yndyrës.

Pra siç e pate, çdo ushqim ka vetitë e tij mbi lëkurën. Nëse lëkura juaj nuk është elastike, përdorni sa me shume peshk te pasur me Omega 3 dhe pini minimumi 1.5 litra ujë ne dite. Nëse lëkura juaj është e thate konsumoni agrume dhe fruta e perime te pasura me vitamine C. Nëse lëkura juaj është me rrudha duhet te përdorni me shume ushqime te pasura me vitamine C, A dhe E. /ikub/