Për shtatë ditë katër kilogramë më pak

Më së miri do të ishte që këtë dietë ta aplikoni për katër javë, por sipas nevojës mundet edhe më gjatë. Në javën e parë mund të humbini 3-4 kilogramë, e më pas nga 2 kilogramë secilën javë,transmeton gazeta Kosova Sot.

DITA E PARË

Kafjalli: Lëng mandarine ose portokalli, ose një mollë dhe një dardhë. Dreka: Bukë të zezë me një lugë majonezë, domate, sallatë të gjelbër, sytha të grurit, qepë dhe tranguj turshi. Darka: Ngrohni pak vaj, një lugë mjaltë, një gotë ujë, një lugë supë, thelbin e një hudhrës dhe një lugë salcë soje. Shtoni kungulleshkën e prerë, karotë, pak lakër të freskët dhe 100 gr makarona të ziera. I zieni për pesë minuta.

DITA E DYTË Kafjalli:

Lëng molle dhe karote Dreka: Zieni një kokë lulelakër dhe e përzieni me një lugë lëng limoni, kripë deti, organo dhe dy lugë majonezë. Këtë e përdorni për ta lyer bukën e zezë, sipër hidhni domate dhe sytha gruri. Darka: Fërgoni gjysmë qepe të kuqe në gjysmë lugë vaji. Përzieni erëza bimore dhe supë pule. Shtoni një gotë ujë dhe misër. Sipas dëshirës, erëzoni me salcë soje dhe mëlmesa.

DITA E TRETË

Kafjalli: Lëng të freskët nga portokajtë ose kumbullat Dreka: Bukë pogaçe nga miell misri të lyer me majonezë, mustardë ose gjalpë të mbuluar me perime të freskëta (tranguj dhe karotë) dhe mëlmesa. Darka: Ngrohni një lugë gjalpë, përzieni një lugë erëza, lëng limoni dhe një kokë qepë të kuqe. Aty vendosni 125 gr peshk pa yndyrë dhe e tymosni për 8 minuta.

DITA E KATËRT:

Kafjalli: Lëng të freskët molle ose mollë të shtypur me kanellë. Dreka: Patate të pjekur me pak gjalpë dhe erëza bimore dhe sallatë të gjelbër. Darka: Fërgoni një qepë, pak selino dhe një karotë të vogël në një lugë gjalpë. Shtoni nga 125 gr bizele dhe spinaq, kungulleshka, pak lakër, një gotë ujë. Gjithçka zieni për 10 minuta. Me shujtë hani edhe një rriskë bukë të thekur.

DITA E PESTË:

Kafjalli: Lëng ananasi (ose grejpfruti) ose sallatë me banane, dredhëza, kivi. Dreka: Përzieni dy pjesë sallatë të gjelbër, një pjesë lakër jeshile, domate, misër, një lugë majonezë dhe një lugë vaj. Shtoni uthull molle ose lëng limoni sipas dëshirës. Gjithçka përdorni si lyerje për bukë pogaçe. Darka: 175 gr file peshku të detit të pjekur në skarë. Shtoni përzierjen nga 2 lugë vaj, thelbin e një hudhre, pak majdanoz, mustardë dhe limon.

DITA E GJASHTË

Kafjalli: Pjepër dhe fik. Dreka: Në një avokado të shtypur përzieni majonezë, një lugë mustardë, lëng limoni, pak ujë dhe shtoni fara të hikërrorit, të lulediellit dhe pak sytha gruri. E vendosni në bukën pogaçe. Darka: Në një lugë gjalpë piqni 125 gr mish të bardhë pule, e nxirrni nga aty, e në lëng përzieni erëza, pak lëng limoni, një qepë dhe mëlmesa.

DITA E SHTATË

Kafjalli: Lëng të freskët portokalli, ose pjepër. Dreka: Bukën e hollë pogaçe e mbushni me lakër jeshile, gjysmë avokado, sallatë të gjelbër dhe erëza. Darka: Preni 130 gr kërpudha, i zieni në një lugë vaj. Përzieni pak hudhër, majdanoz, erëzoni me këtë dhe derdhni në 100 gr makarona të ziera.