Për të fituar besimin duhet të jesh i sinqertë

Shumë gra mendojnë se, meqë bashkëshorti gënjen për diçka të vogël, atëherë ai mund të gënjejë dhe për diçka tjetër.

Pra, për të fituar besim duhet të tregohesh i sinqertë dhe për gjërat e vogla. Megjithatë, ata disa sekrete i mbajnë përherë.

Të paktën kështu mendojnë. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund të kuptohen nga partnerja ekspertët kanë treguar disa prej tyre. 1- Mashkulli joshet 10 herë në ditë nga femra të tjera:

Edhe pse ata joshen rreth 10 herë në ditë nga femrat e tjera, kjo nuk do të thotë se ata nuk iu duan. Edhe pse ndonjëherë mendoni se partneri nuk e vuri re aspak atë çupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini xhins, atëherë duhet të mësoni që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit.

Kur një grua e pashme kalon afër tyre dhe kur ajo për më tepër ka veshur dhe diçka provokuese, edhe po  të jenë të shoqëruar, ata kanë një tundim tepër të fortë për ta parë. Ata e dinë mirë që kjo nuk i pëlqen aspak partneres, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një pamje joshëse i kalon pranë.

2- Mashkulli ka nevojë të qëndrojë pak larg partneres :
E ka të nevojshme të largohet për pak orë apo minuta nga rutina e përditshme. Për këtë ai del për vrap, për një lojë me bilardo apo për palestër. Në vend të vrapit mund të jetë dhe palestra apo bilardoja.

Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai  del për t’u larguar nga partnerja që  ankohet pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin. Sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për t’iu marrë me vete, me shumë mundësi e bëjnë për t’u larguar.

3- Ata nuk i besojnë as vetë premtimet që bëjnë:
Kjo në fakt është goditje pak e fortë për femrat, prandaj po themi më të rëndësishmen në fillim: Ata iu duan fort. Ata mendojnë se jeni fantastike dhe shumicën e kohës ata janë të kënaqur për zgjedhjen e bërë. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata në moshë të vogël, ende nuk mendojnë për diçka serioze dhe premtojnë edhe për gjëra që edhe vetë nuk e dinë në mund t’i realizojnë.

4- Kur ata fitojnë shumë e ndiejnë veten të rëndësishëm:
Në disa çifte gratë fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë  të lumtur dhe meshkujt. Po kjo në fakt është ajo që ata thonë, por në të vërtetë ata janë aq krenarë, konkurrentë, egomaniakë, sa s’e kanë të lehtë ta pranojnë. Sigurisht që çdo femër e di, që partneri i saj do të donte të ishte ai që i siguron të ardhurat dhe nevojat familjes.
5- Çdo vit që kalon i bën t’iu duan më shumë:
Me kalimin e viteve dashuria dhe përkujdesja e tyre ndaj jush do të rritet. Edhe pse kanë shumë për të arritur synimin e rritjes së tyre emocionale, ata ndiejnë se vetëm sa kanë nisur të na duan në mënyrën dhe forcën që do e bëjnë këtë kur të jenë 40, 50 vjeç e më tej. Këtë sigurisht që nuk na e shpjegojnë, sepse do tingëllonte sikur tani nuk na duan. Duhet ca kohë që ata të vlerësojnë partneren përtej anëve seksuale. Por sa më shumë piqen, aq më shumë iu duan, sepse mësojnë të vlerësojnë përmasat intelektuale dhe shpirtërore të partneres, që në fillim nuk i vënë rëndësi.

Komento