Përbërja e tabletave për humbje në peshë mund t’ju vrasë

Shumë femra nga dëshira për të humbur në peshë përdorin ‘pilula magjike’, për të cilat reklamat theksojnë se shkrijnë dhjamin. Pa marrë parasysh a i blini përmes internetit apo në ndonjë vend tjetër, duhet pasur kujdes dhe të jeni një blerës i informuar.

Ajo që nuk do ta dëgjoni në reklama është se këto ‘pilula magjike’ janë përplot me përbërës të rrezikshëm, që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Aditivët në disa raste nuk ishin as legal apo për përdorimin tyre kishte ekzistuar ndonjë recetë. Gjithkund mund të gjendet një gabim apo në cilësi, por ajo më e rrezikshmja është nëse blini diçka që do t’jua rrezikojë shëndetin dhe jetën.

Humbja në peshë është nevojë njerëzore dhe e kuptueshme, sepse të gjithë do të dëshironin të dukeshin bukur, mirëpo pikërisht kjo humbje në peshë më së shumti keqpërdoret.

Revista e njohur amerikane “Fitness” në njërin nga botimet e saj, lexuesve të vet ua kishte parashtruar këtë pyetje – A do dëshironit t’i jetoni të nëntëdhjetat apo të humbni dhjetë kilogramë? – përgjigja ishte fascionuese. Madje 54% prej tyre ishin përcaktuar për humbjen e kilogramëve. Kjo do të thotë kështu – më mirë i vdekur se sa me mbipeshë. Është e pabesueshme se si njerëzit shumë pak mendojnë rreth asaj që ‘përpijnë”, përderisa ata pushtohen nga dëshira që në plazh të shfaqen me një trup të mirë me linja të mira. Nga goja në goja përcillen “receta magjike” se si diçka e re ka sukses dhe është testuar.

Komento