Përdorimi i paracetamolit

Paracetamoli shfrytëzohet si analgjetik dhe antipiretik. Efekti analgjetik arrihet duke bllokuar sintezën e prostaglandineve dhe ngritjen e pragut të ndjeshmërisë në dhimbje. Ndërsa efekti antipiretik është pasojë e veprimit në qendrën termorregulluese në hipotalamus.

Marrja e paracetamolit së bashku me ushqimin ose menjëherë pas ngrënies, mund të sjellë deri te veprimi shumë i vonshëm i barit. Prania e fibrave të shumta dietetike në ushqim zvogëlon dukshëm thithjen dhe reagimin e barit.

Përdorimi akut i alkoolit zvogëlon zbërthimin e paracetamolit (si pasojë ndodh veprimi i zgjatur), ndërsa përdorimi kronik shpejton zbërthimin e paracetamolit (e për pasojë ka veprimin më të shkurtë). Me anë të përdorimit të alkoolit, po ashtu mund të rritet efekti i dëmshëm, toksik i paracetamolit në mëlçi.

Përdorimi i paracetamolit rekomandohet një orë para ose dy-tri orë pas ngrënies. Duhet shmangur përdorimin e fibrave dietetike dhe alkoolin. Doza ditore duhet të ndahet në tri-katër doza të veçanta. Kohëzgjatja e përdorimit nuk duhet të tejkalojë një javë.

Komento