Përdorni kastravec për një lëkurë të shëndetshme

Kastravecat nuk janë të shëndetshme vetëm në ngrënie, por edhe për një lëkurë të pastër dhe plot jetë. Kastravecin mund ta aplikojmë në lëkurë për t’i sjellë asaj shumë freski, dhe shëndet të plotë.

 Aplikimi:

E presim kastravecin në feta të holla dhe i vendosim nëpër fytyrë duke i lënë për 15 min.

Mënyrë tjetër është dhe masazhimi i fytyrës për disa minuta dhe pastaj duke e lënë për 15 min. Kjo maskë është e mirë gjithashtu dhe për largimin e mbetjeve të zeza nëpër pore, pas largimit të akneve.