Përfitimet nga ecja për gratë shtatzëna

Ecja është një nga ushtrimet më të mira kardiovaskulare për gratë shtatzëna.Gratë shtatzëna të cilat praktikojnë ecjen kudo qoftë, është mënyra më e mirë që ato të kenë një fëmijë të shëndetshëm, transmeton Gazeta Shneta.

Ecja, nuk kërkon investime, madje gjithçka që ju duhet janë një palë këpucë, një veshje e lehtë dhe të dilni të relaksoheni.

Ecjen mund ta bëni kudo, në çfarëdo kohe dhe me këdo, mjafton që do të fitoni shumë energji.Preferohet që gratë shtatzëna kur të dalin për të ecur, mos të ecin shumë shpejtë dhe të ecin 20-30minuta.Më poshtë gjeni disa përfitime nga ecja që bëni kur jeni shtatzënë, por vlen të përmendet që kjo ecje ndikon edhe pas shtatzënisë që barku të mos mbetet i fryrë, pra rrit shanset të dobësoheni normalisht.

Mban zemrën dhe muskujt më të fortëPunët tjera do t’i bëni më lehtëDigjni kalori dhe ju ndihmon të parandaloni të fitoni peshëJu mbron nga diabetiBëheni trajner personal i bebes që po mbani në barkLehtëson kapsllëkunLargon depresioninNxit energji në tërë trupinGjatë ecjes, mund të takoni edhe nëna tjera dhe të shoqëroheni me to.

Komento