Përfitimet nga mandarina

Përfitimet nga mandarina Fruta e mandarinës përmban vitaminat A, B, C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna.

Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit që kanë, si në brendësi të frutës, ashtu edhe në lëkurë. Fruta e mandarinës përmban vitaminat A, B, C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna.

Ai është tretës, freskues dhe me lëngun e tij prodhohet një limonadë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si te portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.