Përgatiteni lëkurën tuaj për pranvere

Pas pilingut, lëkura ka nevojë që të ushqehet me krem hidratues, e cila pengon tharjen e lëkurës

Pas stinës së gjatë të dimrit, me temperatura të ulëta dhe me erëra të forta, lëkura e fytyrës ka nevojë për hidratim dhe freskim, në mënyrë që të jetë e gatshme për diellin pranveror.

Personat që kanë një ten të papastër, së pari duhet që ta pastrojnë fytyrën me themel.

Te të gjitha llojet e lëkurës, duhet bërë një piling të fytyrës, me qëllim të largimit të qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.
Pas pilingut, lëkura ka nevojë që të ushqehet me krem hidratues, e cila pengon tharjen e lëkurës.

Nuk është e thënë që ky krem të jetë i shtrenjtë, por duhet të përshtatet me tipin e lëkurës tuaj. Më së miri është që të këshilloheni me dermatologun.

Me rëndësi është që kremi të përmbajë faktor mbrojtës, meqë dielli pranveror mund të shkaktojë njolla të shëmtuara në lëkurën e pambrojtur.

Studimet tregojnë se preparatet që përmbajnë faktor mbrojtës nga rrezet e diellit dhe, krahas kësaj, kanë dhe vitamina dhe antioksidues, mundësojnë një mbrojtje më të mirë nga rrezet ultraviolete të diellit.

Sytë kurrë nuk duhet t’i lani me ujë të nxehtë, meqë kështu largoni shtresën mbrojtëse të lëkurës së fytyrës.

Evitoni përdorimin e sapunëve, meqë ata përmbajnë substanca të dëmshme për lëkurën e fytyrës.

Komento