Përmirësimi i qerpikëve

Femrat gjithmonë janë në kërkim të dukjes së përsosur, e në listën e prioriteteve shumë prej tyre kanë shkruar qerpikët e gjatë dhe të dendur.

Nëse maskara nuk jep rezultate të mira, atëherë përmirësimi i qerpikëve do të jetë sukses i vërtetë. Është kjo një metodë e lehtë dhe pa dhembje, e cila duket natyrale dhe thekson bukurinë e syve tuaj. Metoda ofrohet në disa sallone profesionale të bukurisë.

Procedura

Procedura është pa dhembje. Tretmani zgjatë deri në 40 minuta. Duhet vetëm të shtriheni dhe të relaksoheni. Qimet artificiale përzihen në një masë për përforcim dhe ngjiten në qerpikët tuaj ekzistues. Procedura është e sigurt, sepse ngjitësi nuk bie në kontakt me syrin, apo qepallën tuaj.

Materialet

Përdoret një ngjitës i veçantë, më së shpeshti transparent ose me ngjyrë të zezë. Klienti mund të zgjedhë qime të shkurta, të mesme, të gjata dhe ekstra të gjata, e më së shpeshti përdoret ngjyra e zezë. Nëse zgjidhni qime të gjata dhe ngjitës të zi, atëherë sytë marrin një dukje të syve të maces me efektin e lapsit për sy.

Kujdesi

Është e rëndësishme që qerpikët të mos lagen me ujë, vajra ose kremra gjatë 24 orëve të para pas përmirësimit. Qerpikët e ri do të qëndrojnë katër deri në gjashtë javë, por për rezultate maksimale rekomandohet që çdo dy javë t’i mbushni vendet prej ku kanë rënë qimet.

Grimi

Pas përmirësimit assesi nuk bën që të fërkoni sytë kur të laheni. Sa i përket mënjanimit të grimit, duhet të jeni pak më të kujdesshme, rekomandohet përdorimi i preparateve që bazë kanë ujin. Me përmirësim të qerpikëve arrihet një efekt i bukur sa që shpesh maskara është e panevojshme.

Komento