Përparësitë e vajit të kanellës dhe si ta përgatisni

Kanella është një ndër erëzat më të njohura në botë dhe vlerësohet lart, shkaku i vetive të saj që i ofron. Përdoret në përgatitjen e pijeve dhe ëmbëlsirave.

Por, mund të përdoret edhe si përbërësi kryesor në përgatitjen e shumë ilaçeve natyrale. Ka shumë përdorime nga jashtë dhe nga brenda kur përdoret, sepse është e pasur me antioksidues dhe përbërës antibakterialë. Mund të konsumohet në formë të çajit dhe pijeve të tjera, por edhe përmes vajit terapeutik. Ky vaj është i përsosur për zbutjen e problemeve të lëkurës, sëmundjeve dhe forcimin e sistemit imun, tramseton gazeta Kosova Sot

SI TA PËRGATISNI VAJIN E KANELLËS?

Ky vaj shërues është i thjeshtë e mund ta përdorni edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore. Përbërësit: •12 shkopinj kanelle •1 gotë vaj ulliri (200 ml) •1 kavanoz prej qelqit Mënyra e përgatitjes: •Shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz prej qelqit dhe sipër derdhni vajin e ullirit. •Sigurohuni që shkopinjtë të jenë mbuluar me vajin e ullirit, e mbyllni kavanozin dhe e lini në vend të ngrohtë •Le të qëndrojë dy deri tri javë •Përzieni çdo ditë • Pas tre javësh, ndani vajin dhe e procedoni përmes garzës •Në fund, vajin e fituar të kanellës e hidhni në një shishe të errët dhe e ruani në vend të ftohtë. Vetitë shëruese të vajit të kanellës:

PARANDALON FTOHJET Përdorimi dhe konsumimi i vajit të kanellës është i thjeshtë, ngadalëson simptomat e mërzitshme të gripit dhe të ftohjes. Pos kësaj, përbërësit e kanellës hapin rrugët e frymëmarrjes, qetësojnë dhe lehtësojnë heqjen e viruseve dhe baktereve.

KANELLA KUNDËR DIABETIT

Është dëshmuar se kanella është një nga erëzat më të mira në kontrollimin e sheqerit në gjak. Nëse shtoni dy apo tri pika të këtij vaji në ushqimin e përditshëm, mund të përparoni në shërimin nga diabeti.

ZBUT ARTRITIN Pacientët me artrit dhe sëmundje të tjera të eshtrave mund të ndiejnë lehtësim kur përdorin vajin e kanellës. Vaji i kanellës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pakë- son inflamacionet, qetëson dhimbjet dhe lehtëson lëvizjet.

VAJI I KANELLËS LUFTON INFEKSIONET E LËKURËS

Kanella lehtë absorbohet përmes poreve të lëkurës. Pasi ndikon si antibakterial, përdoret për pakësimin e të gjitha llojeve të infeksioneve në lëkurë. Është ideal për edhe për çrregullimet e tjera, që ndikojnë në shëndetin e lëkurës. PAKËSON LODHJEN Masazhi me vajin e kanellës ndihmon në zbutjen e simptomave të lodhjes trupore dhe mendore. Përbërësit e tij përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Komento