Përse puthemi?

Përgjigja më e thjeshtë do të ishte, se ne puthemi pasi që kjo thjeshtë na bënë të ndjehemi mirë.

Por, disa njerëzve ky shpjegim nuk ju duket i mjaftueshëm, andaj ne do t’ju paraqesim disa teori të disa studimeve që mundohen të japin një përgjigje se, përse puthemi ?

Një teori thotë se puthja vjenë nga marrëdhënia nënë-fëmijë. Në të kaluarën kur nënat nuk kanë patur ushqime të bollshme për fëmijët e tyre, u’a kanë përtypur ushqimin dhe u’a kanë dhënë të njëjtin ushqim të posalindurve dhe në këtë mënyrë është krijuar një lidhje emocionale, paqësore dhe e sigurtë.
Një tjetër teori shpjegon se puthja krijon një varësi, pasi që gjatë aktit të puthjes nga buzët krijohet një substancë kimike dhe kështu ne vazhdojmë të puthemi derisa trupi të kërkonë të njëjtën substancë, transmeton Shqipmedia.
Për ata që besojnë në legjendën e frymës, e cila është shumë romantike, akti i puthjes është bashkimi i dy shpirtërave. Pasi që në të kaluarën besohej se në frymën e njeriut jeton shpirti dhe fuqia e tij, keshtu që kur shkembehet puthjet, aty në fakt realizohet bashkimi i dy shpirtërave njerëzorë.
Antropologët në anën tjetër, nuk janë kaq romantik dhe shpjegojnë se puthja është thjeshtë një akt njohjeje për ata që si njohim dhe një akt mirësjelljeje për ata që i njohim.
Është interesante të përmendim se romakët e vjetër me puthje i kanë përshëndetur jo vetem të afërmit e tyre apo shokët, por edhe të panjohurit, madje edhe shitësit e rastësishem.
Kurse egjiptianët e vjetër, e kanë praktikuar të kundërtën, ata asnjëherë nuk janë puthur, madje as edhe udhëheqësja e tyre e njohur dhe aq e bukur – Kleopatra.
Pa marr parasysh se a besoni apo jo në ndonjërën nga këto teori, megjithatë – putheni !