Personaliteti antisocial

1. Kuptimi mbi çrregullimin antisocial të personalitetit.

Çrregullimi antisocial i personalitetit ndodh për shkak të ndryshimeve midis sjelljes dhe normave ekzistuese sociale. Si të tilla mund të përcaktohen kur plotësojnë të paktën tre nga gjatë pikat e mëposhtme:

1) qetësi e ngurtë ndaj ndjenjave të tjetrit,

2) qëndrim vulgar dhe qëndrueshmëri në papërgjegjshmërinë dhe shpërfilljen ndaj normave sociale, rregullave dhe detyrimeve të kësaj natyre.

3) paaftësi për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme dhe vështirësi për t’i vendosur ato.

4) tolerancë e pakët ndaj dështimeve dhe një prag i ulët për shkarkimin e agresionit, përfshi dhe dhunën.

5) paaftësi për të përjetuar fajin dhe për të përfituar nga eksperienca, veçanërisht nga ndëshkimet.

6) dhe tendenca për të dalluar dhe fajësuar të tjerët, apo për të sjellë arsyetime bindëse për sjellje që e çojnë personin në konflikte me shoqërinë.

7) Mund të ketë dhe acarime të qëndrueshme të ndonjë veçorie shoqëruese, si dhe çrregullime të sjelljes gjatë viteve të fëmijërisë dhe adoleshencës, megjithëse pa ndryshime ekzistuese, që mund të mbështesin më tej diagnozën.

Ky çrregullim përfshin çrregullimet e personalitetit dhe sjelljet amorale, personalitetin antisocial, asocial, psikopatik dhe sociopatik. Por nga kjo kategori përjashtohen çrregullimet e sjelljes dhe ato emocionale të paqëndrueshme të personalitetit. Gjithashtu, në përkufizimin e OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) jepet edhe një pamje tjetër e tij. Sipas tij “…çrregullimi antisocial i personalitetit është një nivel i rëndë çrregullimi në tendencat e sjelljes dhe përcaktimin e karakterit të individit. Ai përfshin hapësira të ndryshme të personalitetit dhe gati gjithnjë lidhet me përçarje të konsiderueshme personale dhe sociale.”

Ky lloj çrregullimi ka prirje të shfaqet qysh në vitet e fëmijërisë së vonshme apo në adoleshencë, por vazhdon të theksohet më qartë në moshën madhore, prandaj është vështirë të përcaktohen para moshës 16-17 vjeç. Për rastet kur nuk gjenden lidhje me dëmtimeve apo sëmundjeve të rënda në tru, çrregullimet psikiatrike të kësaj kategorie njerëzish, kanë udhëzuesit më poshtë si kritere për diagnostikimin e përgjithshëm. Ato shfaqen në qëndrime dhe sjellje dukshëm joharmonike, që përfshijnë nivele të ndryshme funksionimi të emocioneve, të zgjimit dhe kontrollit të impulsive, në mënyrën e perceptimit dhe të menduarit, si dhe në mënyrën e lidhjeve me të tjerët.

Identifikuese janë dhe modelet e sjelljes jonormale, që zgjasin dhe nuk kufizohen me episodet e një sëmundje mendor, me sjellje depërtuese ku shfaqet qartë mospërshtatja  në nivele të gjëra  të situatave personale dhe sociale. Ato shfaqen gjatë fëmijërisë dhe vazhdojnë në moshën e rritur, duke çuar në shqetësime të konsiderueshme  personale. Ato shfaqen edhe si çrregullime të zakonshme, por jo pa ndryshime nga to, për probleme domethënëse në ekzekutimin e detyrave profesionale dhe sociale.

Për kultura të ndryshme mund të zhvillohen dhe grupe të ndryshme kriteresh në lidhje me normat sociale. Sipas DSM-IV (Manualit të Diagnostikimit dhe Statistikave të Çrregullimeve Mendore) janë katër pika kyçe që duhen mbajtur parasysh gjatë diagnostikimit. Së pari, çrregullimi antisocial i personalitetit shfaqet si një model i përhapur nënvleftësimi apo shpërfillje, dhunim i të drejtave njerëzore, që ndodhin mbi moshën 18-vjeçare. Ai duhet të plotësojë, të paktën tre elemente nga ato më poshtë që të quhet sjellje e tillë.

Duhet të dështojë në përpjekje për t’iu përshtatur normave sociale që respektojnë sjelljet ligjore, pra duke shfaqur elementë sjellorë të përsëritur që duhet të sjellin arrestimin e tij. Një i tillë është mashtrues (përfshi gënjeshtrat e përsëritura), ai që përdor pseudonim apo manipulon të tjerët për përfitime dhe kënaqësi personale. Një i tillë duhet të jetë impulsiv dhe dështues në vazhdimin e planeve, nervoz apo agresiv, gjë që tregohet nga përsëritja e zënkave fizike apo fyerjes së të tjerëve. Ai shfaqet i paaftë të kujdeset për sigurinë e vetes dhe të të tjerëve. Dhe së fundi, ai shfaq mungesë pendimi, duke treguar indiferencë dhe racionalizim për dhimbjet, keqtrajtimet apo vjedhjet që u bën të tjerëve.

Tipar i dytë sipas DSM-IV është fakti që individi në fjalë duhet të jetë së paku 18 vjeç. Së treti ai duhet të ketë një çrregullim të caktuar në sjellje, si fillim, të paktën para moshës 15 vjeç. Dhe së katërti e së fundi, zhvillimi i sjelljes antisociale nuk është vetëm gjatë vazhdimit të skizofrenisë apo episodeve maniake.

Në grupin e çrregullimeve të personalitetit antisocial përfshihen dhe gjendjet shpirtërore të depresionit, ato të drogimit, personaliteti dramatik, ai i çrregullt apo antisocial, si dhe disa çrregullime që kanë simptoma të ngjashme me to. Në këtë grup hyjnë dhe çrregullimet që lidhen substancat kimike e që rezultojnë në skizofreni, çrregullime të personalitetit, çrregullime historike, çrregullimet kufitare të personalitetit, ato të personalitetit paranojak  dhe sjellje antisociale të të rriturit./zbulime/