Përzieni kremin hidratant me pudrën dhe shikoni çfarë do të ndodhë me lëkurën

Ndonëse në etiketat e kremrave apo fondatinave thuhet se këto të fundit qëndrojnë në lëkurë më shumë se 8 apo 12 orë të gjithë e dimë, që pas disa orësh grimi bie dhe nuk është i freksët si në mëngjes.

Artistët e grimit duket se kanë gjetur një zgjidhje dhe nuk kanë ngurruar ta ndajnë me të gjitha femrat kudo që janë. Përzierja e fondatinës me kremin hidratant do të bëjë që makeup-i juaj të qëndrojë për shumë më gjatë.

 

Kjo gjë duhet bërë vetëm në rast se kremi pudër është i trashë apo mat sepse nëse është i lëngshëm përzierja me kremin hidratant do e bëjë edhe më të hollë duke humbur efikasitetin e mbulimit. Kjo teknikë është përqafuar nga shumë femra dhe nëse mendoni se mund të ketë ndonjë efekt anësor në fytyrë, mos u shqetësoni.

Komento