Përzierja perfekte kundër fryrjes

Në këtë artikull ne do të ofrojmë një zgjidhje të thjeshtë kundwr fryrjes, që konsiston në konsumimin çdo mëngjes të një “smoothie” me dardhë dhe kivi, i cili do t’ju ndihmojë për të përmirësuar tranzitin e zorrëve dhe do të reduktojë mbajtjen e ujit.

Si ta përgatitni këtë përzierje?
Masa e “smoothie”-t që do të përgatitni do të varet se sa të uritur jeni, nga kushtet si ndiheni dhe nga ritmi i jetës suaj. Ky “smoothie” është i shkëlqyer edhe për t’u përfshirë në dietat për humbjen e peshës, kështu që nuk përbën ndonjë shqetësim në këtë drejtim.

Përbërësit:
• 1 dardhë e madhe e pjekur. Nëqoftëse ajo është organike, mos e qëroni.
• 2 kivi të pjekur
• Një majë luge xhenxhefil pluhur
• ½ filxhan me ujë (100 ml)
• Nëse e doni pak të ëmbël, përdorni mjaltë.

Përzieni përbërësit deri në një qëndrueshmëri homogjene.
Mënyra ideale për të eliminuar fryrjen është ta merrni këtë përbërje çdo mëngjes, gjithmonë pak pasi të keni pirë ujin me limon, i cili është një kurë mrekulli për këtë problem.

Nëse jeni të uritur ose dëshironi të hani diçka solide në mëngjes, mund ta pini atë pas mëngjesit. Rekomandohet ta ndiqni në mënyrë rigoroze këtë trajtim për të paktën një muaj.