Pese “germa” per me shume liri seksuale

Nuk eshte i paket numri i femrave qe e jetojne seksualitetin e tyre me nje ndjenje ngerci, me droje dhe turp.

Intimiteti nen carcaf eshte nje bote personale, e ndryshme nga nje person ne tjetrin dhe me kerkesa te larta ne lidhje me fantazine dhe perkushtimin.

Edhe pse eshte nje pjese thelbesore e jetes se nje individi, shume gra, ndjehen ne veshtiresi edhe vetem per te folur per te dhe zakonisht lene partnerin e tyre qe te drejtoje dhe te vendose rregullat e lojes. Ne kete shkrim mund te gjeni pese levizje qe do t’ju ndihmoje te kaperceni ndrojtjen tuaj.

1 – “S” si seksi. Te besh qe te tjeret te te deshirojne dhe te rindezesh pasionin ne cift nuk eshte e komplikuar dhe per me teper as e pamundur. Behet fjale vetem per te shprehur anen femerore ne menyren me te mire te mundshme dhe me mire se vete gruaja nuk mund t’a beje askush tjeter. Trupi i nje gruaje, rrobat, e ecura, e folura dhe cdo sjellje e veprim tjeter duhet te reflektoje sensualitet dhe joshje. Ajo qe duhet te beni eshte te perfshini ne garderoben tuaj veshjet e duhura, duke shtuar ne koleksionin tuaj nga veshjet me fine te ato me provokuese, por mbi te gjitha mundohuni qe cdo veshje te nxjerre ne pah elementet e bukur te trupit tuaj dhe te krijoje nje siluete sa me te bukur e seksi.

Kujdesi per veshjen keshillohet te tregohet sidomos ne shtepi me partnerin tuaj. Mundohuni qe ne prani te tij te vishni dicka provokuese per te terhequr vemendjen e tij, gje kjo qe do ju beje te ndjeheni me te sigurta per sensualitetin tuaj dhe me te guximshme ne jeten tuaj seksuale..

2 – “A” si adoleshenca. Kujtoni kohet kur gjetja e nje vendi per t’a kthyer ne oazin tuaj te dashurise ishte nje nga nderrmarrjet me te veshtira dhe te rendesishme te jetes. Rikujtohini ato emocione duke kthyer cdo vend privat ne nje fole pasioni. Te jetuarit ne rutine mund te shuaj deshiren tuaj seksuale dhe te zbeh te gjithe pasionin ne cift. Shpesh ndryshimi mund te jete shume i dobishem.

3 – “L” si liria. Preferoni vetem erresiren dhe kjo tregon se problemi eshte modestia juaj e tepruar. Ka ardhur koha per te rizbuluar lirine e vetedijes seksuale. Nuk keshillojme qe te ofroni striptizem ose te luani nen petkune e infermiereve, kjo do te ishte pak e tepruar per nje tip si ju.

Por ajo qe keshillohet eshte vetem te merrni guximin dhe te tregoni se kush jeni, te mesoni te pranoni trupin tuaj dhe te ndjeheni mire me te. Nje here pranuar veten edhe te tjeret jane me te gatshem per te na pranuar sikurse jemi. Dhe per te gjetur me shume kurajo, mund te perdorni edhe trukun e shishes se veres dhe muzikes stimuluese sa per te reduktuar ankthin dhe ndrojtjen.

4 – “I” si nje instinkti. Mos harroni qe ne shtrat, sikurse ne lufte, cdo arme joshese eshte e lejuar. Sepse seksi eshte nje nga instinktet me primitive dhe cdo gje qe ai permban eshte e justifikuar. Mos u mundoni per te frenuar impulset qe vijne nga trupi sepse jeta eshte e ndertuar ne baze te inpulseve. Mos i mbani ndjesite dhe kerkesat fizike per vete, por shpjegojani edhe partnerit tuaj.

5 – “Gj” si gjahtare. Ju gjithmone keni pritur qe ai te marre hapin e pare? Nga sot filloni te ndryshoni. Mos lejoni te marre ai gjithnje frytet e kenaqesise qe te jep ndjesia e te pasurit ti frenat e lojes ne dore. Jepini vetes mundesine per te ndjere emocionet dhe forcen qe te fal pasja e pushtetit. Mund te filloni me nje shkelje syri, me nje shikim provokues, me gjeste te vogla ose te hidheni direkt ne aksion.

Gjeja e rendesishme eshte qe kur te jeni balle per balle, ju te mund t’a shikoni ne sy dhe t’i lini te kuptoje se ne ate moment deshira juaj ju con ne nje tjeter dimension, ne ate te botes se trazuar dhe te magjishme te seksualitetit.

Komento