Pesë këshilla praktike për një lëkurë të lëmuar

Pesë këshilla praktike të cilat zhdukin dëmtimet që i shkakton nxehtësia lëkurës: Përdorni njomës, lëreni duhanin, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Në temperatura të larta trupi juaj për të ekuilibruar veten mund të prodhojë 11,5 litra djersë.

Për të mbrojtur këtë sistem lëkura juaj prodhon vazhdimisht qeliza të reja dhe hedh 50 mijë qeliza të vjetra në minutë.

Përveç kësaj lëkura krijon një lloj imuniteti ndaj mikrobeve dhe kështu mbron organet tuaja. Lëkura juaj luan rolin e një kanali për shqisën e të prekurit.

Megjithatë shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë rëndësi përkujdesjes së lëkurës. Ju mund të përkujdeseni për lëkurën tuaj shumë mirë nëse merreni me të vetëm pak minuta në ditë. Në këtë mënyrë lëkura juaj do të duket mirë dhe do të ndihet mirë. Ja pesë gabimet më të përhapura që bëjnë shumë njerëz në përkujdesjen e treguar ndaj lëkurës të publikuara në adresën Howstuffworks:

1. Mos përdorimi i kremit të diellit: rrezet ultravioletë mund të dëmtojnë lëkurën tuaj që kur dilni nga shtëpia apo kur jeni në makinë. Dermatologët na këshillojnë përdorimin e kremit kundër diellit jo vetëm në plazh por edhe në jetën normale, çdo ditë. Duke depërtuar thellë në lëkurë rrezet e diellit mund të dëmtojnë ADN-në tuaj, të zhdukin kolagjenet dhe të konsumojnë përbërësit e nevojshëm ushqimore si vitamina A. Disa probleme serioze lëkure të mbetura që nga fëmijëria rrisin riskun e shfaqjes së kancerit të lëkurës më vonë. Prandaj familjet duhet të jenë shumë të kujdesshme në parandalimin e djegieve të lëkurës tek fëmijët. Me kalimin e viteve rrezet UV bëhen shkak i rrudhjes, vyshkjes së lëkurës dhe krijimit të njollave. Ju duhet të përdorni një krem të numrit 45 i cili pengon rrezet UVA dhe UVB . Ky krem mund të parandalojë 99% rrezet UVB. Përdoreni rregullisht kremin mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.

2. Konsumimi i duhanit: Në një studim të zhvilluar në Universitetin Michigan studiuesit gjetën një lidhje në mes konsumimit të duhanit dhe dëmtimit të lëkurës. Dëmtimi i lëkurës varet nga kohëzgjatja e pirjes , sa më shumë pihet duhan aq më i madh do të jetë dëmtimi i lëkurës. Duke parë dëmtimet e lëkurës veçanërisht tek pjesëmarrësit mbi moshën 65 vjeç edhe duhanpirësit e rinj filluan të ndikohen pak nga pak. Pirja e duhanit e dëmton lëkurën në disa mënyra. Në fillimin pengon prodhimin e një proteinë të quajtur kolagjen e cila mundëson butësinë dhe elasticitetin e saj. Së dyti duhani ngushton dhe enët e gjakut të cilat janë më afër lëkurës. Lëkura e mbetur pa kolagjen dhe oksigjen do të rrudhet dhe ashpërsohet.

3. Mos përdorimi i njomësit: Arkeologët kanë zbuluar një substancë të ngjashme në mes njomësve të sotëm dhe veprave antike që i përkasin periudhës së Romës. Kremi përmbante yndyrna kafshësh dhe nisheste. Kjo përzierje jo shumë e yndyrshme njom lëkurën. Sot në vend të vajrave të dashit përdoren zbutësit, njomësit të cilët ndihmojnë në ruajtjen e yndyrnave. Përdorimi i njomësit sapo dalim nga dushi na ndihmon në luftën kundër problemeve serioze të lëkurës së ekzema apo dermatitet. Njomja është shumë e rëndësishme sidomos në klima më të ftohta. Sepse koha e thatë dhe me erë than lëkurën dhe bëhet shkak i çarjeve apo shfaqjes së shenjave të kuqe.

4. Një metodë e ashpër pastrimi: ilaçe të ndryshme pastrimi që shiten në markete mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Sapuni mbron lëkurën nga papastërtitë dhe yndyrnat por sapunë më të fortë mund t’ua thajnë lëkurën dhe t’ju shkaktojnë kruarje. Pastrimi i shpeshtë i fytyrës mund të ndikojë negativisht. Dermatologët na këshillojnë të përdorim pastrues pa erë dhe të butë të cilët nuk përmbajnë sapun. Përveç kësaj uji i nxehtë dhe moti i thatë i dimrit janë një përzierje e gabuar për lëkurën. Mund të shkaktojë tharje dhe kruarje të lëkurës. Specialistët sugjerojnë të bëjmë një dush të shkurtër dhe me ujë të ngrohtë. Të kesh një fytyre të pastër do të thotë të përkujdesesh mirë për të.

5. Mospastrimi i makijazhit para gjumit: lëndët e makijazhit përmbajnë pluhur alumini i cili i jep fytyrës një rrezatim metalik. Por nëse nuk e pastroni makijazhin çdo natë para se të flini atëherë do t’jua dëmtojë lëkurën. Makijazhi mbledh papastërtitë dhe yndyrat dhe bëhet shkak për mbylljen e poreve gjatë gjithë natës. Përveç kësaj makijazhi përmban elementë të cilët mund ta dëmtojnë fytyrën për një kohë të gjatë. Fshirja e makijazhit është hapi i parë në pastrimin e lëkurës.