Pesë mënyra për zbukurimin e thonjëve

Përgatitni dhjetë copa të prera me tekst nga gazeta, pak më të mëdha se sipërfaqja e thonjve. Ngjyrosni thonjtë me llak të shndritshëm, i cili do të shërbejë si bazë.

Më pas derdhni pak alkool në një enë dhe lageni gishtin, duke u kujdesur që të zhytet i tërë thoni. Merrni një copëz të prerë të gazetës, vendoseni në thua, dhe duke e shtypur mbajeni për disa sekonda. Është e rëndësishme që të mos e lëvizni letrën, në mënyrë që shkronjat të mbeten të qarta.

Ngadalë, largojeni letrën, dhe në thoin tuaj do të duhej të gjenden shkronjat e njëjta sikur ato në gazetë. Përsëriteni procedurën për gishtërinjtë e tjerë dhe përdorni llak pa ngjyrë si shtresë përfundimtare.

Dizajni sfungjeror

Për këtë mënyrë të zbukurimit të thonjve do të ju duhen dy lloje të llakut me ngjyra të ndryshme dhe një sfungjer enësh. Njërën anë të sfungjerit zhyteni në llakun e ngjyrës së dëshiruar dhe me lëvizje të lehta ngjyroseni pjesën e poshtme të sipërfaqes së thoit. Pritni deri sa thoi të thahet dhe përsëriteni metodën e njëjtë në sipërfaqen e epërme, duke përdorur anën e kundërt të sfungjerit, të cilën më herët e keni bërë me ngjyrën tjetër. Llaku pa ngjyrë në fund do të kujdeset për dukje të përsosur.

Dredhëzat në thonj

Nëse ju pëlqejnë dredhëzat, ky është dizajni i duhur për ju. Vendoseni llakun e kuq si bazë dhe pritni që ai të thahet mirë. Më pas përdoreni llakun e gjelbër, për të vizatuar gjethet. Në pjesën e mbetur të ngjyrës së kuqe vizatoni pika të bardha ose të verdha. Në fund, rregulloni dredhëzat në thonjtë tuaj me ndihmën e llakut pa ngjyrë.

Thonjtë me pika

Elementi më i rëndësishëm i këtij dizajni janë pikat, pra, gjithsesi do të ju duhet diçka për t’i vizatuar ato. Mund të përdorni një gërryese dhëmbësh, laps kimik pa ngjyrë ose një gjilpërë. Para fillimit, provoni në letër se cila prej mjeteve të përmendura ju përshtatet më së miri. Zgjidhni një ngjyrë, e cila do të ju shërbejë si bazë. Kur të thahet llaku, me kujdes vizatoni pikat, ndërsa më vonë në secilin thua vendosni një shtresë të llakut pa ngjyrë.

Thonjtë e mermertë

Kjo mënyrë e zbukurimit të thonjve kërkon më së shumti punë, por edhe sjell rezultatet më origjinale. Ju nevojitet një enë e cekët me ujë, dy ose më shumë lloje të llakut me ngjyra të ndryshme, një laps dhe shirit ngjitës. Filloni me mbështjelljen e secilit gisht me shirit ngjitës, duke i lënë të lirë vetëm thonjtë. Në enën me pikë vendosni disa pika llak të ngjyrave të ndryshme, duke pritur të formojnë rrathë.

Në këtë moment do të duhej që të keni disa lloje llaku të ngjyrave të ndryshme, të cilët formojnë forma të ngjashme me qëllimin tuaj. Ngjyrat mund të përzieni me ndihmën e një gërryeseje dhëmbësh. Zhyteni gishtin në ujë, në mënyrë që ngjyra nga sipërfaqja e ujit të mbetet në thoin tuaj, ndërsa me laps largoni ngjyrën e mbetur në ujë, e cila nuk do të ju nevojitet. Përsëriteni procedurën për secilin thua dhe me vendosjen e llakut pa ngjyrë siguroni që dizajni të qëndrojë sa më gjatë.

Komento