Pijet e embla te demshme per zemren femerore

Sipas nje zbulimi nga kerkuesit e universitetit te Oklahamas, konsumi i rregullt i pijeve me sheqer (alkoolike ose jo), duket se jane te demshme per shendetin kardiak, vecanerisht per grate.

Grate ndikohen nga kalorite e marra permes ketyre pijeve ne nje shkalle me te madhe se meshkujt, dhe kjo rezulton ne pushimin e zemres dhe probabilitetit me te madh te krijimit te semundjeve kardiovaskulare.

Problemi, megjithate, shfaqet ne te njejten menyre edhe tek femrat qe ne dukje nuk jane ne kategorine e rrezikut, dhe nuk kane probleme me peshen.

Per te arritur konkluzionet e tyre, studiuesit amerikane kane perfshire ne nje kerkim 4 milion qytetare amerikane nga mosha 45 deri ne 84 vjec, qe ishin nenshtruar nje studimi per zhvillimin e arteriosklerozes (semundje e lidhur me pengimin e arterieve te shkaktuara nga yndyrnat si kolestreoli i keq LDL).

Nga pjesmarresit qe nuk paraqisnin probleme kardiake ne fillim te testimit jane analizuar zakonet ushqimore ne harkun e pese viteve, pikerisht per te zbuluar qe konsumi i ushqimev te caktuara (ne kete rast pijet), mund te kene zhvillim te mundshem te semundjeve te zemres.

Ne fund te monitorimit doli se femrat qe konsumojne zakonisht 2 ose me shume pije te embla (duke perfshire coca cola, birre pa alkool ose pije te buta), kishin 4 here me shume (se ato qe pinin vetem 1) gjasa te ngrihej niveli i tyre i triglicerideve ne gjak dhe si pasoje rrezikun e diabetit dhe semundjeve kardiake.

Fakti kurioz eshte se e njejta gje nuk ndodh me meshkujt, dhe arsyeja qendron thjesht ne ndryshim biologjik midis burrave dhe grave.
Ne pergjithesi femrat kane nevoje per me pak kalori dhe me pak energji se meshkujt, mjafton te mendojme nga fakti se duhet te mbajne nje organizem me te vogel me ne mase me te vogel muskulare.