Pijet e gazuara të dëmshme gjatë agjërimit

Pijet e gazuara të dëmshme gjatë agjërimitPijet e gazuara sipas ekspertëve mjeksorë janë shumë të dëmshëm nëse do të konsumohen në periudhën e agjërimit, gjatë iftarit dhe syfyrit.

Sipas zv.drejtorit të Institutit të Shkencave Mjekësore në Pakistan (PIMS), Wasim Ahmed Hawaja është më e dobishme nëse në vend të tyre do të konsumoni ujë të zier për shkak se ajo është më pak e dëmshme dhe më e lehtë gjatë procesit të absorbimit dhe tretjes.

“Pijet që përgatiten në shtëpi, si limonada, qumështi etj. janë më efektive në luftën kundër etjes në krahasim me pijet e gazuara.” Gjithashtu doktori thekson se përdorimi i pijeve të gazuara sjell sëmundje të ndryshme ku përfshihen diarreja, gastroenteritisi, dehidratimi, problemet me veshkat dhe madje edhe kanceri.

Shefi i Institutit të urologjisë dhe transplantimit në Sindh (OIMT) në Karaçi, Dr. Edib Rizvi thotë se pijet e joalkoolike me gaz duhet të shmanget gjatë Iftar, për shkak se shpijnë në probleme të veshkave.

Komento