Pijet e nxehta shkaktojnë kancerin e ezofagut

Pijet e nxehta shkaktojnë kancerin e ezofagutOrganizata Botërore e Shëndetit ngre sot alarmin për një rrezik që ndoshta nuk e kishim menduar, por e kemi shumë pranë. Konsumi i pijeve me temperaturë shumë të lartë mund të shkaktojë kancer të ezofagut.

Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetit shpjegojnë se nuk ka ndonjë pije në vetvete që paraqet këtë rrezik, por problemi qëndron në temperaturën që ka pija. Nëse ka një temperaturë mbi 65 gradë celsius bëhet i rrezikshëm qoftë uji, kafja, çaji apo çdo lloj lëngu tjetër.

Mjekët këshillojnë që përpara se të konsumoni çajin apo kafen, duhet të prisni pak minuta derisa të jetë ftohur disi, në mënyrë që të mos përbëjë rrezik për shëndetin tuaj.

Ata thonë se temperatura normale që një pije të konsumohet pa shkaktuar probleme është nën 65 gradë celsius.

Komento