Pijet me sheqer e shkatërrojnë zemrën

Edhe shoqata amerikane e shëndetësisë së zemrës paralajmëron se doza e pijeve të ëmbla brenda një jave nuk duhet t’i tejkalojë tri kanaqe.

Nëse njerëzit vazhdojnë të praktikojnë shprehi të tilla, atëherë është shumë e besueshme se këta persona do të shtojnë në peshë. Viktoria Teilor thekson se më mirë do të ishte të shmangeshin pijet e ëmbla, ngaqë e shtojnë numrin e kalorive, mund të sjellin shtimin në peshë, që është faktori kryesor për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. 

Është vërtetuar se konsumi i sheqerit ishte shumë më i madh tek ata që kishin konsumuar më shumë se një pije me sheqer, e me vetë këtë në organizëm kishte më tepër kalori. Shkencëtarët besojnë se sasia e rritur e sheqerit në gjak dhe në enët e gjakut mund ta çrregullojë nivelin e kripës në organizëm. Për dallim nga pijet e ëmbla, ato që nuk janë të ëmbla dhe janë dietale nuk përbëjnë kurrfarë rreziku.

Rezultatet nuk ishin të mira edhe në studimin e kryer në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku personat që kishin marrë pjesë ishin nga mosha 40 dhe 59 vjeç dhe ishin regjistruar gjatë periudhës sa kishin konsumuar për 24 orë rresht, e më pas u ishte kontrolluar urina dhe shtypja e gjakut. Sipas ekspertëve, konsumimi i pijeve që përmbajnë shumë sheqer e shton rrezikun për shtypje të lartë të gjakut.

Analizat kanë treguar se shtypja e gjakut rritet pas çdo pijeje të konsumuar që përmban sheqer. Konsumimi i 335 mililitrave lëng të ëmbël të pemës apo pije të gazuara, mjafton ta  çrregullojë ekuilibrin në organizëm, ka vërtetuar një studim, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 2 500 persona.

Komento