Pika-G në fakt nuk ekziston!

Gjatë gjithë jetës së tyre meshkujt mundohen të kënaqin partneret e tyre duke kërkuar të ashtuquajturën ‘pika-G’, ndërsa një studim i ri britanik ka treguar se ky vend sekret i ndjesisë së paharrueshme, në fakt nuk ekziston!

Edhe pse është menduar se disa femra mund të kenë pikën-G, dhe disa të tjera jo, shkencëtarët pohojnë se kjo është vetëm një mit.

Të dhënat janë të bazuara në hulumtimin e realizuar nga King College te 1.800 femra, të moshave ndërmjet 23 dhe 83- vjeçare, të cilat njëherit kanë pasur edhe motrat binjake.

“Është e papërgjegjshme që t’i bindim femrat për diçka që nuk e ndjejnë, sepse për këtë arsye ato ndjehen të pakënaqura dhe më keq se të tjerat”, është shprehur njëra nga autoret e studimit, Andrea Burri, e cila ka shtuar se ‘pika-G’ ka sjellë presion edhe te meshkujt, të cilët janë ndier të paaftë nëse nuk e kanë kënaqur partneren e tyre.

Përfundimi i këtij studimi është se “femrat mendojnë që kanë pikën-G, pasi që dëshirojnë të jenë më atraktive, më të dëshiruara dhe seksualisht më aktive”.

Komento