Pilingu dhe banja për shputa të përsosura

Gjatë verës, shputat e këmbëve tona janë të ekspozuara ndaj shikimit të të tjerëve.Përfundimisht! Sikur të mund të flisnin, shputat e këmbëve tona do ta thoshin mu këtë fjalë në prag të verës, të munduara nga çizmet dhe këpucët e rënda, që i kemi bartur deri tani.

Gjatë verës, shputat e këmbëve tona janë të ekspozuara ndaj shikimit të të tjerëve, për këtë shkak duhet të bëni largimin e qelizave sipërfaqësore të vdekura, apo si quhet pilingu.

Por, para se të filloni të mbathni sandale dhe këpucë elegante, duhet që të përkujdeseni ashtu si duhet për shputat tuaja.

Në fillim të verës lëkura e shputave është më e prirë që të bëhet e ashpër dhe e trashë.

Lodhjen e shputave mund ta largoni ashtu që përgatitni banjë me vajin tuaj të preferuar eterik dhe i mbani shputat aty për 15 minuta.

Ju do të ndjeheni më mirë, kurse lëkura e shputave do të jetë më e bukur dhe më e butë.

Pilingun duhet ta bëni të paktën një herë në javë.

Shputat duhet t’i trajtoni edhe me kremra hidratuese, në mënyrë që të mos vijë deri te tharja e lëkurës.

Një trik i vogël nënkupton lyerjen e shputave me një shtresë të trashë të yndyrës së kumakut (lloj luleje) para se të bini në gjumë, respektivisht pas banjës.

Kujdes të veçantë kërkojnë edhe thonjtë, të cilët gjatë verës lyhen më shpesh me llak, sesa gjatë dimrit.

Thonjtë duhet t’i preni drejt, e jo në formë të gjysmëharkut, në mënyrë që të mos hyjnë në mish.

Komento