“Pilula domate”, shpresë për çiftet që nuk kanë fëmijë

“Pilula domate”, shpresë për çiftet që nuk kanë fëmijëShkencëtarët kanë zbuluar se një lëndë ushqyese që gjendet tek “pilula domate” mund të furnizojë spermën me 70% dhe jep një shpresë të re për çiftet që nuk kanë akoma fëmijë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Sheffieldit po studiojnë efektin që luan përbërësi likopene (që u jep ngjyrën e kuqe domateve) tek rritja e pjellorisë së meshkujve.

Një ekip nga ky universitet, i udhëhequr nga profesori Allan Pacey, një nga ekspertët më të mirë britanik në çështjet e infertilitetit, është duke rekrutuar 60 meshkuj të grupmoshës 18-30 vjeç për të marrë pjesë në një studim tremujor. Disa vullnetarë do të marrin kapsula dy herë në ditë, nga një suplement i quajtur XY Pro.
Studimi vjen pasi Britania po përballet me një epidemi të çifteve pa fëmijë, ku një në gjashtë çifte janë pa fëmijë, dhe kjo si pasojë e cilësisë së dobët të spermës.

“Studime të ndryshme në të gjithë botën kanë treguar se vetitë antioksiduese të përbërësit likopene kanë një efekt shumë pozitiv tek cilësia e spermës, prandaj duam që të bëjmë edhe më shumë studime,” deklaroi prof. Allan Pacey.

“Prodhimi i spermës merr kohë tre muaj. Ky studim do të na tregojë nëse likopeni përmirëson cilësinë e spermës, duke reduktuar dëmtimin e ADN-së”, shtoi ai.
“Nëse do të funksionojë tek vullnetarët, atëherë duhet ta testojmë atë tek pacientët që e kanë të pamundur të bëjnë fëmijë.”

Një studim i publikuar kohët e fundit nga specialistët e fertilitetit të klinikës më prestigjioze në Amerikë, Klinika Cleveland në Ohajo, ka treguar se përbërësi likopene mund të rrisë cilësinë e spermës me 70%. Sipas profesor Pacey, një sërë studimesh të tjera të kryer më parë kanë treguar se likopene mund të ngadalësojë avancimin e kancerit të prostatës.

Profesori Roger Kirby, specialist i shëndetit riprodhues të meshkujve, thotë gjithashtu se e ka rekomanduar gjithmonë përdorimin e përbërësit likopene. “E kam rekomanduar atë për shumë vite, dhe do të doja që të kryheshin më shumë eksperimente për të provuar se si funksionon”, shprehet ai.