Pilula që mban fytyrën e re

Shkencëtarët kanë zbuluar një pilulë me ndihmën e së cilës fytyra mbetet per shume kohe ne gjendje te mire dhe jo e plakur, dhe kete e shkuan gazeta “Sunday Times”.

Pilulën ka ngjyre te kuqe, dhe madhesi sa një bonbone, e cila gjate testimit është konstatuar se e ngadalëson paraqitjen e rrudhave në lëkurë, dhe kjo eshte merite e studiuesve te kompanive të kozmetikës Nestle dhe L’Oreal.

Ata kanë përdorur një substancë e cila gjendet në domate, për të përmirësuar rigjenerimin e qelizave të reja dhe për t’i mbrojtur ato te vjetrat nga veprimi i faktoreve te jashtem.

Kjo pilule kundër rrudhave i takon klasës së prodhimeve në rritje që njihen si kozmeceutikale, që veprojnë në lëkurë nga brenda.

Pilulat quhen “Inneov Fermete” dhe tashmë janë lëshuar në shitje në disa pjesë të Evropës dhe Amerikës së Jugut.

Komento