Pini ujë, do t’i shkrini kilogramët

Harrojini tabletat magjike dhe ushtrimet e mundimshme. Shtresat dhjamore të trupi do t’i shkrijë më me sukses – uji.

Pirja e ujit është strategji e thjeshtë: Dy gota ujë para shujtës do t’ju ndihmojnë dukshëm nëse dëshironi t’i shkrini shtresat rreth belit.

Nëse rastësisht u takoni personave që nuk u pëlqen uji – edhe për këtë ka zgjidhje: ujit i shtohet një pikë lëng portokalli ose një fetë limoni dhe lihet për disa orë të qëndrojë. Uji i këtillë do të fitojë shije të re, ndërsa do të ketë zero kalori. Mund të përzihet edhe me mendër, ose t’i shtohet pak sodë bikarboni, kështu do të fitoni pije të lehtë.

Nëse nuk ju kemi bindur se uji duhet të jetë pjesë e përditshmërisë suaj, ta shtojmë edhe faktin se – kështu do të jeni përplot energji, trupi do të funksionojë shkëlqyeshëm, ndërsa lëkura do ta ketë lagështinë e nevojshme, e cila është e domosdoshme për pamje të mirë.