Preparatet për nxirjen e shpejtë të lëkurës – a janë të shëndetshëm?

A janë kapsulat për nxirrje të shpejtë të lëkurës të shëndetshme? A është e mundur dhe shumë më mirë që të nxiheni me ndihmën e karotës? Çka është më e mirë për nxirjen e shpejtë të lëkurës?

Tabletat të cilat përmbajnë karoten i japin lëkurës vetëm ngjyrë të caktuar, nuk e mbrojnë nga dielli dhe mund të jenë të rrezikshme për sytë dhe mëlçinë.

Preparatet për vetënxirjen (bronzimin) e lëkurës mundësojnë dhënien e tenit të lëkurës me anë të rrugëve kimike. Këto lloj produktesh rekomandohen nëse dëshironi të keni ngjyrë të njëtrajtshme të lëkurës gjatë gjithë vitit: është mënyrë tërësisht e sigurt dhe nuk ka efekte të dëmshme sikur solariumi.

Në këtë mënyrë fitohet ngjyra e dëshiruar e lëkurës pa iu ekspozuar rrezeve ultravjollce.

Megjithatë, për të qëndruar ngjyra e dëshiruar, këto preparate është e domosdoshme që të vendosen çdo 7-14 ditë, sepse shtresat më sipërfaqësore të lëkurës vazhdimisht luspohen dhe largohen nga sipërfaqja e saj.

Nuk guxojmë të harrojmë se preparatet për vetënxirjen e lëkurës nuk e mbrojnë lëkurën nga veprimi i dëmshëm i rrezeve UV dhe nuk duhet t’i përdorim si parapërgatitje për t’u rrezitur. /Telegrafi/

Komento