Presioni i lartë i gjakut mund ta dëmtojë frytin

Presioni i lartë i gjakut mund ta dëmtojë frytinPresioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë është gjendje që kërkon kujdes të veçantë dhe vëzhgim. Pa dallim nëse është paraqitur gjatë shtatzënisë ose pacientja e ka pasur si gjendje ose sëmundje para se të mbetet shtatzënë, këto paciente duhet të kenë vëzhgim dhe kujdes më intensiv prej gjinekologëve të vet.

Për faktet lidhur me presionin e ngritur të gjakut gjatë shtatzënisë të cilat çdo paciente shtatzënë duhet t’i dijë, na informon dr. Pavle Dimçev, gjinekolog obstetër, në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Llojet e presionit të ngritur të gjakut gjatë shtatzënisë

Presioni i lartë i gjakut ndonjëherë është prezent para, në raste tjera ai paraqitet gjatë shtatzënisë.

· Hipertensioni i gestacionit – paraqitet pas javës 20-të të shtatzënisë. Shtatzëna nuk ka përqendrim të rritur të proteinave në urinë ose shenja tjera të dëmtimit të organeve, edhe pse në raste ekstreme mund të kalohet në forma më të vështira.

· Hipertensioni kronik – paraqitet para shtatzënisë ose para javës 20-të të gestacionit. Por, pasiqë presioni i lartë i gjakut më shpesh paraqitet pa simptoma, është shumë vështirë të caktohet se kur saktësisht është paraqitur.

· Pre-eklampsia – Komplikimi më serioz i hipertensionit në shtatzëni pa dallim të etiologjisë është pre-eklampsia. Hipertensioni kronik dhe i gestacionit mund të sjellin deri te pre-eklampsia e cila karakterizohet me komplikime në shtatzëni si presioni i lartë i gjakut dhe shenja të dëmtimit të organeve tjera – zakonisht pas javës 20-të nga shtatzënia. Paraprakisht pre-eklampsia diagnostifikohej vetëm nëse shtatzëna ka presion të lartë të gjakut dhe proteina në urinë. Sot dihet se shtatzëna mund të ketë pre-eklampsia edhe nëse nuk ka nivel të rritur të proteina në urinë.

Komplikime nga presioni i lartë i gjakut

Presioni i lartë i gjakut, ndërsa veçanërisht forma më e vështirë – pre-eklampsia mund të sjellë deri në komplikime të shumta në shtatzëni, duke përfshirë:

· Qarkullimi i zvogëluar i gjakut në placentë. Nëse placenta nuk merr gjak të mjaftueshëm, foshnja juaj do të fitojë më pak oksigjen dhe materie ushqyese. Kjo mund të sjellë deri te rritja e zvogëluar e frytit, pesha e ulët gjatë lindjes ose lindjes së parakohshme.

· Abrupcioni i placentës. Pre-eklampsia e rritë rrezikun nga abrupcioni i placentës, ku placenta para lindjes veçohet nga muri i brendshëm i mitrës. Abrupcioni mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe dëmtim të placentës, gjendje të cilat janë të rrezikshme për jetën e nënës dhe të foshnjës.

· Lindja e parakohshme. Ndonjëherë lindja e parakohshme është opsion që të pengohen komplikimet e rrezikshme për jetën e nënës dhe foshnjës.

· Rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare. Pre-eklampsia në të ardhmen e rritë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare te nëna. Rreziku është më i madh nëse keni pasur pre-eklampsi më shumë se një herë ose keni pasur lindje të parakohshme.

Çfarë duhet të di për pre-eklampsinë, gjendje jashtëzakonisht serioze si pasojë e presionit të ngritur të gjakut?

Shpesh pre-eklampsia është e shoqëruar me rritjen e shpejtë të peshës trupore dhe ënjtje, veçanërisht në fytyrë dhe te duart. Por, këto simptoma, paraqiten edhe në shtatzëninë normale, prandaj ato nuk llogariten për shenja të sigurta për pre-eklampsi. Pre-eklampsia ndonjëherë paraqitet pa simptoma. Shenja e parë mund të jetë presioni i ngritur.

Presioni i lartë i gjakut mund të zhvillohet gradualisht, por shpesh ka fillim të papritur. Vëzhgimi i presionit tuaj të gjakut është pjesë e rëndësishme nga kujdesi prenatal. Për presionin e lartë flitet nëse i njëjti është mbi 140/90 milimetra shkalla e zhivës (mm Hg) ose më i lartë – i matur dy herë në afat prej së paku katër orë.

Shenjat dhe simptomat e pre-eklampsisë:

· Niveli i rritur i proteinave në urinë ose shenja plotësuese për probleme me veshkat

· Dhimbje koke të rënda

· Probleme me shikimin duke përfshirë humbjen e përkohshme të shikimit, shikim i mjegulluar ose ndjeshmëri në dritë

· Neveri dhe vjellje

Si forma më e vështirë e cila është e rrezikshme për jetën është sindromi HELPP, i cili përcillet me:

· Niveli i ulur i trombociteve në gjak

· Funksioni i rregulluar i mëlçisë

· Dhimbje në pjesën e stomakut, më shpesh nën brinjën në anën e djathtë

· Mungesë e ajrit si pasojë e lëngjeve në mushkëri

Si trajtohet dhe nëse është e sigurt të merren ilaçe për presion të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë?

Edhe pse një numër i caktuar i ilaçeve për presionin e gjakut mund të ndikojnë te foshnja juaj, ekzistojnë ilaçe të cilat janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Standardi i artë për trajtimin e hipertensionit gjatë shtatzënisë është Metil Dopa , i cili është mjaft i mirë për shkak të spektrit të gjerë të dozimit. Në gjendje të jashtëzakonshme dhe të vështira mund të përdoren anti-hipertenzivë më të fuqishëm.

Trajtimi është mjaft o rëndësishëm që të shmangen rreziqet nga sulmi në zemër ose në tri gjatë shtatzënisë si pasojë e presionit të lartë të gjakut. Pasojat për frytin, po ashtu, janë të shumta – nga pesha e zvogëluar trupore e deri te vdekja.

Nëse duhet të merrni ilaçe gjatë shtatzënisë, mjeku juaj do t’ju rekomandojë terapi e cila do të jetë e sigurt për ju dhe për foshnjën tuaj. Ilaçet merrni ashtu siç ua ka rekomanduar.

Çfarë duhet të bëni që të përgatiteni për shtatzëni?

Nëse keni presion të lartë të gjakut, duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj nëse planifikoni që të mbeteni shtatzënë. Po ashtu, duhet ta vizitoni edhe kardiologun, i cili bashkë me gjinekologun tuaj do t’ju propozojnë çfarë duhet t bëni para se të mbeteni shtatzënë. Nëse keni tepricë kilogramësh do t’ju rekomandojnë ta zvogëloni peshën trupore para se të mbeteni shtatzënë.

Çfarë duhet të bëhet që të parandalohet, zvogëloje rrezikun nga komplikimet?

Që ta zvogëloni rrezikun nga komplikimet duhet ta bëni këtë që vijon:
· Mos i anashkaloni kontrollet e rregullta prenatale

· Merrni ilaçet për presion të lartë ashtu siç ua kanë rekomanduar. Mjeku juaj do t’ju rekomandojë ilaçet më të sigurta.

· Mbeten aktiv. Ndiqni rekomandimet e mjekut tuaj për aktivitet fizik

· Hanë ushqim të shëndetshëm. Zgjidhni ushqim i cili përmban më pak natrium dhe karbohidrate

· Shmanguni cigareve, shmanguni alkoolit.

3 pikat e fundit jo rastësisht janë potencuar, si edhe te shumë sëmundje tjera, parandalimi është më i rëndësishëm, veçanërisht ushqimi është kryesori. Marrja e zvogëluar e karbohidrateve )buka, brumërat, petat, ëmbëlsirat) në rastin më të madh mund t’i parandalojë format më të rënda dhe komplikimet e hipertensionit.

Në botë shkencëtarët vazhdimisht hulumtojnë që të gjejnë mënyrë që të pengohet pre-eklampsia, por deri më tani nuk ka strategji të qarta. Nëse keni pasur pre-eklampsi në shtatzëninë e mëparshme, që rezulton me lindje para javës 34-të ose keni pasur pre-eklampsi në më shumë se një shtatzëni, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë doza të ulëta ditore të aspirinës gjatë shtatzënisë.

Lindja

Mënyra e lindjes gjatë hipertensionit jo të komplikuar nuk varet nga i njëjti, lindja varet nga indikacionet tjera. Megjithatë, gjinekologu juaj mund t’ju rekomandojë lindje disa ditë para afatit të fundit, me qëllim që të shmangen komplikimet. Nëse zhvillohet pre-eklampsia dhe komplikimet tjera, nevojitet që të lindni para kohe. Gjatë pre-eklampsisë së rëndë përfundimi i shtatzënisë mund të jetë zgjidhja e vetme.

A do të mund t’i jap gji foshnjës sime?

Gratë me presion të lartë të gjakut inkurajohen të vijnë edhe krahas asaj që janë në terapi.

Për dhënien gji inkurajohen shumica e grave të cilat kanë presion të lartë të gjakut, bile edhe ato të cilat marrin ilaçe. Me mjekun tuaj do të konsultoheni nëse duhet ta përshtatni terapinë gjatë dhënies gji.

Hipertensioni gjatë shtatzënisë mund të manifestohet nga gjendjet e lehta të cilat parandalohen vetëm me regjim higjienik-dietal, por edhe gjendje të vështira të cilat janë të rrezikshme për jetën e nënës dhe të frytit që kërkojnë qasje multi-disiplinore.

Megjithatë, regjimi higjienik-dietal (ushqimi, aktiviteti, shmangia e cigareve dhe alkoolit) mund të ndihmoje mjaft në parandalimin e komplikimeve gjatë kësaj gjendje shumë serioze.

Komento