Prodhimet shtëpie për flokë të thatë

Flokët e thatë më së shpeshti janë të hollë, të thyeshëm, me maja që çahen dhe të dëmtuar. Prandaj, duhet që t’u kompensohet yndyra dhe lagështia. Përveç preparateve të shtrenjta, të gatshme, prodhime shumë të dobishme mund të përgatiten edhe në shtëpi.

Shamponi i butë
Në një filxhan me qumësht joyndyror, tundet një ve. Kur të bëhet shkumë, qitet në rrënjë të kafkës. Lihet 5 minuta, e pastaj shpëlahen mirë flokët. Këtë shampon e përdorni dy herë në javë.

Regjeneratori me proteina
Merret 1 lugë vaj ricini, 1 lugë glicerinë, 1 lugë uthull molle dhe 1 lugë shampon të butë bimor. Me të lyhen rrënjët e flokëve, lihet 20 minuta. Shpëlahen me ujë./telegrafi/

Komento