Produkti natyral që i heq shenjat, aknet dhe rrudhat

Produkti natyral që i heq shenjat, aknet dhe rrudhatNjë lëkurë e bukur e fytyrës mund të quhet ajo që nuk ka akne, rrudha apo shenja tjera. Pavarësisht se rrudhat shfaqen si pasojë e plakjes, shfaqja e tyre mund të kontrollohet.

Këtë mund ta bëni duke përdorur përbërës natyral që nuk kanë efekte të këqija anësore, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– Një lugë gjelle mjaltë

– Një lugë gjelle lëng limoni

– Gjysmë lugë gjelle kanellë

– Gjysmë lugë gjelle arryëmyshku

Të gjithë përbërësit i përzieni derisa të fitoni një pastë. Pastën e fituar e aplikoni në fytyrë dhe e lini ashtu për maksimumi 30 minuta.

Fytyrën e pastroni me ujë të pastër, dhe pasi ta pastroni përdorni krem për fytyrë.

Efektet e infeksioneve bakteriale do të zvogëlohen me përdorimin e këtij produkti, e veçanërisht sepse kanella është e pasur me veti antimikrobiale.

Gjithashtu, shenjat e akneve do të zhduken me arryëmyshk, ndërsa limoni dhe mjalti me vetitë e tyre antibakteriale do të ndihmojnë në dezinfektimin e fytyrës dhe shërimin e akneve. /Telegrafi/

Komento