Provoni diçka të re, por jashtë krevatit

Provoni diçka të re, por jashtë krevatit’, thonë ekspertët britanikë. Nëse bëni diçka të re, si për shembull një udhëtim bashkë në Alpet e Veriut, niveli i dopaminës dhe i testosteronit rritet.

Ky fakt përkthehet ndryshe, me rritje të dëshirës për seks. Por ekspertët mendojnë se edhe thjesht kujtimet mund ta rizgjojnë shkëndijën e fillimit.

Thjesht, bëhuni nostalgjikë për atë natën ‘e çmendur’ që kaluat dikur bashkë. Ndërsa në krevat, sipas trapistëve, e rëndësishme është të prekeni kudo! Merrni kohën e duhur, prekni njëri-tjetrin, ledhatohuni, pa menduar si fillim për seksin.

Jo gjithçka mund të përkthehet në orgazëm, njësoj si në kohët e fillimit, kur jetën tuaj seksuale nuk e kishit lënë të drejtohej nga piloti automatik

Komento