Provoni maskat natyrale më efektive për fytyrë

Secila femër pëlqen lëkurë të bukur në fytyrë, pa akne, pa rrudha dhe të skuqura. Nëse edhe ju jeni nga ato femra me dëshirat si këto, atëherë aplikoni këto maska natyrale, transmeton gazeta Kosova Sot.

MASKË NGA MJALTI DHE KANELLA Kombinimi i mjaltit dhe kanellës është ideal, sepse këta përbërës e ushqejnë lëkurën. Përbërësit: 1 lugë mjaltë; 1 lugë jogurt; 1 lugë lëng limoni. Përgatitja: Në masë shtoni pak ujë në mënyrë që përbërësit të bashkohen më mirë. Maskën e aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 10-15 minuta. Më pas, fytyrën e shpëlani me ujë të vakët. Përdoreni tri herë në javë, para gjumit.

MASKË NGA VAJI I ULLIRIT Te kjo maskë së pari duhet të pastroni fytyrën me preparate për këtë punë. Më pas, aplikojeni në fytyrë vajin e ullirit me lëvizje të buta dhe bëni masazh për dhjetë minuta. Pastaj e lini të veprojë edhe për10- 15 minuta, më pas fytyrën e fshini. Këtë maskë mund ta aplikoni çdo ditë.

MASKË ME VAJ ULLIRI DHE LIMON Ky është një kombinim ideal për fytyrë të përtërirë dhe pa rrudha. Përgatitja: Në vajin e ullirit hidhni një lugë me lëng limoni. E përzieni mirë, e më pas ngadalë e aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të vakët.

MASKË ME BANANE Banania po ashtu është aleat për një fytyrë të bukur dhe të pastër. Përbërësit që mund t’i përzieni janë mjalti, qumështi dhe vajrat natyrale. Bananen e shtypni mirë dhe ia shtoni një nga përbërësit e lartpërmendur. Më pas e aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Pastaj fytyrën e shpëlani me ujë të vakët.

MASKË NGA KAMOMILI Për maskën nga kamomili, një gote me kamomil i shtoni tërshërë. Kjo maskë ndikon si piling. Përbërësve mund t’i shtoni dhe pak mjaltë dhe një lugë sheqer. Përgatitja: Vloni çajin nga kamomili. Në gotën e çajit shtoni një lugë tërshërë, mjaltë dhe sheqer. E lini të ftohet, pastaj me gishtërinj e aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 5 minuta.

MASKË NGA TRANGUJT Trangujt e pastrojnë lëkurën, e hidratojnë dhe i japin shkëlqim Përgatitja e maskës: Trangullit ia shtoni pak jogurt. Trangullin dhe jogurtin i derdhni në blender dhe përgatisni pastë. Në fillim e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë, e thani dhe më pas e aplikoni këtë pastë. E lini në fytyrë për 20 minuta, më pas e shpëlani dhe aplikoni krem.

Komento