Pse burrat tradhetojne

Pse burrat tradhetojnePer te gjetur nje pergjigje duhet te kthehemi shume pas ne kohe kur qenia njerezore ishte ende ne evoluim, duke u kthyer ne kohet kur njerezit jetonin ne grupe tribale gjahtaresh.

Pikerisht ne ate kohe, karakteri i njeriut u formesua plotesisht, pasi jeta e tyre seksuale nuk ishte me nje veprim per ciftezim por u kthye ne nje nevoje.

Jo vetem qe njerezit kryenin marredhenie rregullisht por ata filluan edhe te dashuroheshin. Ne kete menyre ciftet u stabilizuan dhe krijuan premisat per ndertimin e institucionit te familjes.

Por ketu filloi te marre jete edhe ideja e marredhenieve me nje tjeter partner, pasi burrat shpesh here vriteshin, ndersa grate vdisnin gjate lindjeve. Ne keto raste personi qe ngelej vetem nuk mund ta kalonte jeten duke i qendruar besnik partnerit te larguar per ne boten tjeter.

Por cfare i shtyn meshkujt te hidhen ne krahet e nje femre te huaj? Ne terma evolutive, mashkulli i rritur eshte i prirur te hyje ne aksion nga dy nevoja te ndara riprodhuese, te dyja te motivuara nga deshira per te vazhduar transmetimin e geneve te tyre.

Strategjia primare eshte dedikimi i kohes me te madhe ndaj familjes dhe femijeve te lindur nga nje lidhje e ligjshme, por nje pjese tjeter e ze edhe strategjia me e vogel, ajo qe njihet qysh ne antikitet per te flirtuar me dike jashte lidhjes.

Kjo do te thote se bashkeshorti qe i do femijet dhe bashkeshorten, mund te tundohet nga nje aventure e shkurter seksuale. Nese kjo aventure zgjat, atehere cifti ftohet dhe te dy pjesetaret e lene pas dore marredhenien. /tch/