Pse dashurojmë?

Ekzistojnë disa arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë në bukurinë dhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve.

Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks është të formuarit e sasisë së dyfishtë të hormoneve të osterogjenit.

Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar, më saktë më e nderë (më e shtrirë).

Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së trupit, domethënë të trupit të bukur, shtathedhur. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhomë. E me këtë, kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.

Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale formohet hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.

Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, madje zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.

Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t’ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa hapat për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht afro 25% më mirë e më gjatë.

Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës dhe gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës dhe të alergjisë.

Nëse ju tërheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembë lukthi aspak, madje as rraskapitjet nuk do t’i njihni (përjetoni).

Po ta fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.

Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka. Sportistët e dinë tashmë edhe atë se pas mesnatës së suksesshme të seksit dhe të dashurisë reaksionet janë thjesht më të mira.

Komento