Pse disa flokë nuk i mbajnë gjatë kaçurrelat

Pse disa flokë nuk i mbajnë gjatë kaçurrelatJu duket e njohur kjo? Ju harxhoni 20 minuta duke i bërë kaçurrela flokët tuaja dhe ato lëshohen mënjëherë para se të arrini në zyrë.

Në fakt, ky nuk është faji juaj. Flokët kaçurrela kanë të bëjnë me gjenetikën, dhe mënyra si flokët tuaj kanë formën nuk ka të bëjë fare me ju.

Një pjesë është gjenetike, një pjesë teknike…

Para se të marrim këshilla nga stilisti, pak shkencë: forma e rrënjës së folikulit tuaj përcakton llojin e flokëve që keni, thotë Robert J. Dorin, kirurg për restaurimin e flokëve. Nëse rrënja është një rreth, ju do të keni flokë të drejta. Nëse rrënja juaj është në formë të lakuar, do të keni flokë kaçurrela natyrale. Për fat të keq, keni ato flokë që ju kanë qëlluar dhe nuk mund ti ndryshoni ato. Pra, çfarë do të thotë kur dëshironi ti shtoni kaçurrelat tuaja? “Nëse keni flokë të drejta, kjo do të thotë se duhet të qëndrojnë ashtu”, thekson Dorin.

Pa marrë parasysh se sa nxehtësi përdorni për ti dredhur flokët, atop rap prishen dhe nuk bëhen. Por, duke përdorur përzierjen e mjeteve të duhura si dhe produkteve, mund t’ju bëjë që të keni pamje pak më të qëndrueshme. Vetëm mbani këto këshilla në mendje dhe kaçurrelat do t’ju zgjasin:

Mos i rregulloni flokët sapo ti keni larë
Kjo nënkupton të mos i lani flokët ose të paktën, lani një natë para që të ju thahen deri në mëngjes. Kjo mënyrë është ideale sepse vajrat natyral i bëjnë flokët tuaja më të adaptueshëm, thekson Justin Anderson, drejtor kreativ i dpHUE. Thënë shkurt: flokët pak me vaj i mbajnë kaçurrelat shumë më mirë se sa flokët e sapo lara. Dhe mos përdorni kondicioner i cili zbut flokët tuaja dhe e bën më të vështirë qëndrimin e tyre.

Përdorni produkte në avantazhin tuaj
Jepni formë dhe volum flokëve me preparate të nevojshme për flokë. Pastaj, bëni kaçurrelat me një hekur (figaro) të rrafshtë, ose figaro 1 deri ½ centimetër trashësi. Nëse me të vërtetë dëshironi ti mbani flokët tuaja të shëndetshme, mos përdorni shumë nxehtësinë, paralajmëron Dorin. Nxehtësia e tepërt e hekurit mund të shpie deri në shkatërrimin e flokëve me kohë. Provoni të përdorni sfungjer rrotullues për flokë që të eliminoni nxehtësinë.

Dhe, pasi të mbaroni punën e dredhave, përfundoni stilin tuaj duke i hedhur pak sprej për flokë (llak). Do të ndihmojë në definimin e kaçurrelave dhe mbajtjen sa më gjatë të tyre.

Dhe, më pas mos i prekni
Prekja do të shkatërrojë flokët kaçurrela. Harxhoni shumë kohë deri sa i bëni dredhat dhe më pas i prishni ato me të prekur me dorë. Dhe, definitivisht mbani duart nga flokët sa më larg që të jetë e mundur.

Sidoqoftë, edhe gjatësia e flokëve ka gjithashtu rëndësi. Në fakt, sa më të shkurtër, aq më e mirë fizika e saj. Jo se duhet ti keni edhe shumë të prera flokët (Bob style), por që sa më e vogël të jetë gjatësia, aq më lehtë do të dredhohen dhe më gjatë do të qëndrojnë.

Komento