Pse duhet të bëni seks çdo dite?

Stresi, pagjumësia, PMS dhe pesha e tepërt mund të jenë vetëm një e kaluar për ju nëse keni marrëdhënie seksuale të rregullt. Të paktën këtë ka treguar një hulumtim.

Viteve të fundit janë bërë shumë studime që konfirmojnë anët e dobishme e seksit. Ja ku po ju paraqesim 6 arsyet pse ju duhet të keni marrëdhënie seksuale çdo ditë:

Për të formuar linjat trupore

Seksi është i mirë për shpenzimin e kalorive, ai përmirëson linjat e trupit dhe duhet të pranojmë se ky akt është shumë më i mirë se djersitja në palestër.

Imuniteti

Para nesh një stinë me shumë viroza. Prandaj ju duhet të marrë masa parandaluese, por kur flasim për parandalim nuk mendojmë se duhet të pini çaj ose te pranoni vitamina dhe vaksina. DUHET TË BËNI SA MË SHUMË SEKS! Hulumtimet kanë treguar se seksi një herë ose dy herë në javë rrit imunitetin.

Pagjumësia

Seksi është një zgjidhje e vërtetë për të gjithë ata që kanë probleme me pagjumësinë. Gjatë seksit, dhe sidomos gjatë orgazmës. rritet niveli i oxytocin-it që do t’ju mundësojë një gjumë të qetë. Përveç kësaj, oskitocini rrit humorin dhe disponimin.

PMS

Seksi është shumë i dobishëm për të gjitha ato femra që kanë dhimbje menstruale. Disa studime kanë dëshmuar se orgazma ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve menstruale, sidomos të atyre që paralajmërojnë fillimin e menstruacioneve.

Për jetëgjatësi

Një pilulë për rini të përjetshme ende nuk është gjetur, por ne e dimë që seksi kontribuon në jetëgjatësi. Njerëzit të cilët kanë marrëdhënie seksuale të paktën 2 herë në javë jetojnë më gjatë se ata që nuk e praktikojnë atë.

Stresi

Seksi ndihmon luftën e stresit. Pas një ditë e vështirë, ose një grindje me prindërit, përdorini seksin për të kapërcyer situata të vështira dhe shqetësimet.

Komento