Pse duhet të konsumojmë avokado

AvokadoAvokado është një frutë ekzotike, që nuk njihet shumë për përfitimet e saj shëndetsore. Konsumimi i saj është i paktë dhe kjo për faktin se ndoshta më parë nuk kemi qenë në dijeni të përfitimeve shendetsore që mund të marrim nga konsumimi i saj.

Disa nga efektet shëruese të këtij fruti janë;

Parandaluese i shumë kancereve
Avokadot kanë treguar se parandalojnë rritjen e kancerit të prostatës. Po ashtu, shumëstudime tjera kanë konstatuar se komponimet e caktuara nëavokado janë në gjendje për të kërkuar qelizat para­kanceroze dhe kanceroze të kancerit në gojë dhe asgjësimin e tyre pa dëmtuar qelizat e shëndetshme.

Avokado, sikurse vaji i ullirit është me përmbajtje të lartë të acidit oleik dhe nëstudime të shumta ka treguar se mund të parandalojë kancerin e gjirit.

Mbron sytë dhe ul kolesterolin
Avokadot kanë më shumë luteinë karotenoid se sa çdo frutë tjetër e konsumuar. Luteina mbron sytë nga dobësimi dhe nga sëmundjet e moshës.

Në një studim, 45 vullnetarë përjetuan një rënie mesatare te kolesterolit prej 17 për qind, pasi konsumuan avokado vetëm për një javë.

Mban zemrën e shëndoshë
Një gotë me avokado ka 23 për qind të vlerës së rekomanduar ditore në folate. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë ushqime të pasura me folate kanë një nivel shumë më të ulët të sëmundjeve të zemrës se sa ata që nuk e bëjnë këtë.

Vitamina E dhe glutathionet në avokado kanë veti të mëdha për mbrojtjen e zemrës suaj. Nivele të larta të acidit folik në avokado janë edhe mbrojtëse kundër sulmeve në zemër.