Pse është mirë të keni orgazma gjatë shtatzënisë

“Seksi gjatë shtatzënisë është i mirë për trupin tuaj, imazhin e trupit, ritmin e zemrës, marrëdhënien tuaj”, thotë edukatori i seksit dhe autori më i shitur, Lou Paget, libri i të cilit Hot Mamas fuqizon nënat që do të jenë në dhomën e gjumit dhe më gjerë. “Përfitimet janë të njëjta, si kur nuk jeni shtatzënë.”

Më poshtë, faqja Parents ka përgatitur katër arsyet përse orgazmat gjatë shtatzënisë ndikojnë pozitivisht tek ju.

Orgazmat tuaja mund të jenë më të gjata

“Kam dëgjuar kaq shumë gra që thonë se dëshirojnë që të mund të kenë përsëri orgazmën e shtatzënisë.”, thotë Paget.

Disa gra përjetojnë shumë orgazma për herë të parë. Ndjesitë e tua mund të rriten për shkak se rajonet gjenitale dhe të legenit janë të përfshira me gjak, duke intensifikuar të gjitha llojet e stimulimit.

Jua rregullon disponimin

Një studim në Gazetën Mjekësore Seksuale raporton se rreth 40 përqind e grave kanë raportuar se duan më shumë seks gjatë shtatzënisë sesa para saj. Krejt kjo ndodhë si shkak i rritjes së hormoneve seksuale – progjesteronit dhe estrogjenit (dhe madje edhe testosteronit, gjatë tremujorit të dytë). Natyrisht, edhe hormonet e kënaqësisë janë më të mëdha, për këtë arsye mund të jetë shkak i disponimit tënd.

E lironi stresin

“Orgazmat japin një nxitës adrenaline, që sjell një çlirim të madh të stresit.”, thotë Ari Brown, MD, një pediatër dhe autor i librës “Expecting 411”. Studimet tregojnë se seksi mund të ndihmojë presionin e ulët të gjakut, duke ju bërë të ndiheni më të qetë, që nënkupton se ulet rreziku i sulmit në zemër. Një përfitim më i madh në këtë moment, sipas Loralei Thornburg, MD, asistent profesoreshë e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë dhe një specialiset në Mjekësinë Fetale të Nënës në Universitetin e Qendrës Mjekësore të Rochester është se seksi mund të jetë aq relaksues, sa që mund t’iu ndihmojë të fle.

E ruani intimitetin në lidhje

Nga një pikëpamje martesore, gjithmonë është e mirë të lidheni me bashkëshortin tuaj në mënyrat më intime “, thotë Dr. Brown, dhe kjo jo vetëm që e kthen ndjenjën e normalitetit në një fazë tjetër të trazuar të jetës suaj, por literalisht, kimikisht, ju sjell më afër, në sajë të lirimit të oksitocinës, të hormonit të ashtuquajtur edhe si “hormoni lidhës”. Studimet kanë zbuluar se oksitocina nxit lidhjen emocionale dhe na bën më simpatik, mbështetës dhe besues, në të gjitha blloqet ndërtuese të një marrëdhënieje të qëndrueshme./Gazeta Shneta/

Komento