Pse gjatë festave të fundvitit preferohen të brendshme të kuqe?

Si ccod vit, me afrimin e festave të fund vitit, të brendshmet që vishen janë ato me ngjyrën e kuqe.

Ne, sidomos ato më supersticiozet e ndjekim këtë “modë”, por shumë prej nesh nuk dinë arsyen se përse gjatë festave të fundvitit zgjidhen të brendshmet më ngjyrë të kuqe.

Kjo traditë i ka rrënjët që në Romën antike, kur popujt antikë vishnin rroba të kuqe, për të simbolizuar fertilitet dhe bollshmëri. Në ditët e sotme, të veshësh të brendshme të kuqe është sinonim i sensualitetit, sidomos gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Për këtë arsye, duke nisur nga muaji nëntor, secili nga ne ka parë vitrinat e dyqaneve të veshjeve intime që janë pushtuar nga ngjyra e kuqe.

Mundësitë e përzgjedhjes janë të ndryshme, nga modele super seksi, deri në modele tradicionale, nuk mungojnë as ato modelet “e ëmendura”, të cilat, sipas shitëseve të këtyre dyqaneve janë dhurata ideale për këto festa.

“Janë një dhuratë ideale për këto festa. Shkaktojnë humor dhe në të njëjtën kohë ngjallin sensualitet dhe dëshirë”- na shpjegon Ada, shitëse e një dyqani të veshjeve të brendshme.

Komento