Pse ndodhin tiket nervore?

Pse ndodhin tiket nervore dhe si duhet te perballemi me keto qendrime te perseritura dhe te pakontrolluara, te cilat gjithnje e me shume kercenojne jeten e femijeve dhe te rriturve.

Kur ndeshim me nje person me nje tik nervoz, reagimi i pare eshte dicka qe qendron midis te qenurit i befasuar dhe i buzeqeshur dhe shume rralle reflektojme seriozisht mbi problemet qe mund te perbejne ne te vertete keto fenomene ne aspektin e cilesise se jetes se perditshme.

Te jetuarit ne vazhdimesi me qendrime te tilla si levizje te shpeshta, te perseritiura dhe te pakontrrolluara te qepallave te syrit ose kollitje dhe gervishtje te vazhdueshme te fytit, levizje te buzes, e deri ne xheste dhe levizje me te skajshme mund jo vetem te behen te lodhshme per personin qe i perjeton, por edhe te kthehen ne nje motiv turperimi.

Nga ky fenomen nuk perjashtohet askush, por me te prekurit jane meshkujt ne moshen e femijerise deri ne ate te adoleshences. Profesori milanez Mauro Portane shpjegon se ne pergjithesi, burrat kthehen me shpesh viktima te tikeve nervore dhe e manifestojne kete problem ne femijeri duke e zbehur me kalimin e moshes, rreth vitit te 24-25 te jetes.

Njihet me termin sindroma Tourette ose sindroma Mozart, sipas emrit te muzikantit te njohur qe vuante nga kjo semundje neurologjike, me nje baze te thelle gjenetike dhe qe mund te krijoje probleme te renda ne jeten e njerezve te prekur prej saj.

Kjo semundje karakterizohet nga levizjet e e pavullnetshme te trupit, tiket nervore ne fytyre, ato te llojit vocal, perseritjet se fjaleve, thenia e fjaleve vulgare, etj. Ne qofte se ne disa raste kjo semundje mund te kaloj pothuajse pa u vene re, problemi eshte evident, kur kjo shkakton siklet social dhe rreziqe fizike per pacientin dhe te tjeret.

Per te trajtuar kete problem nevojitet fillimisht te kuptuarit nese ka nje broblem social apo jo, i cili duhet te trajtohet dhe te kuptohet nese mund te shmanget ose te reduktohet ky problem me ane te terapive te ndryshme ekzistuese. Aktualisht ekzistojne edhe barna farmaceutik qe sherbejne per kurimin e semundjes, por nuk jane ende te miratuara plotesishte.

Komento