Psikoterapia, si i parandalon sëmundjet mendore

Terapia psikologjike funksion në të njëjtin nivel ashtu siç edhe funksionojnë farmaceutikët. Qëllimi i asaj është që të parandalojnë episode të ndryshme që për pasojë tek të rinjtë mund të zhvillojnë problemet më të rënda si skizofrenia.

Diçka e tillë pas disa hulumtimeve, ku kishin marrë pjesë ekspertë dhe shkencëtarë nga mbarë bota dhe pas një pune të përbashkët konfirmohet nga një studim i publikuar në revistën britanike “British Medical Journal”.

Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë më shumë se 288 pacientë, mes moshës 15 dhe asaj 34 vjeçe, të cilët i janë nënshtruar një terapie njohëse, një herë në javë për gjashtë muaj dhe në dy vitet që do të vijnë.

Pas eksperimentit që u zhvillua, vetëm 8 për qind e personave të studiuar kanë pësuar zhvillim të një sëmundjeje mendore, kundrejt 40-50 për qind që rrezikoheshin përpara se të zhvillohej një terapi e tillë.

Kjo terapi dhe ky studim ishte mjaft frytdhënës, përderisa ekspertët edhe më tutje theksojnë se ky është vetëm një hap i vogël kundrejt qëllimit të tyre.

One Comment

  1. Deer Hill's tuition denpeds upon the length of program, locations and activities. The prices are listed clearly on our 2010 Summer Programs summary page, which you can find here: Potential participants can also apply for some financial aid through the Deer Hill Foundation, if they wish.Any other questions, give me a call on 970-533-7492.Richard

Komento