Punoni në zyrë? Pushoni çdo 30 min, për të shmangur diabetin

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët australianë, personat që punojnë në zyra, të ulur për një kohë të gjatë, duhet të pushojnë për pak minuta çdo gjysmë ore, për të shmangur rrezikun nga diabeti.

Studimi i publikuar në revistën “Usa Diabetes Care” tregon se personat që ngrihen nga karrigia çdo 20-30 minuta dhe ecin disa hapa, reduktojnë nivelin e glukozës deri në 30%, duke bërë të mundur parandalimin e diabetit.

Sipas studimit, ecja e ngadaltë për 2-3 minuta brenda zyrës është një ndihmë e madhe për organizmin dhe ky veprim i thjeshtë mund të bëhet lehtësisht nga të gjithë.

Përveç parandalimit të diabetit, një pushim i vogël,çdo 30 minuta, për ata që punojnë përpara kompjuterit, është i nevojshëm edhe për shëndetin e syve.

Komento