Puthjet për dashuri të zjarrtë…

Përgatitni çdo centimetër të trupit tuaj për dashuri të zjarrtë…

Qafa: Në qafë qitni aromën që e preferoni, pastaj mbulojeni me flokë dhe lëreni atë që ta zbulojë atë rajon sensual.

Pjesa e brendshme e kofshëve: Kofshët i depiloni një ditë para natës së zjarrtë. Me atë rast mos e harroni edhe zonën e bikinit.

Gishti i këmbës: Mos i harroni shputat – mund të jenë jashtëzakonisht erotike. Lani mirë këmbët deri te zogu i këmbës, pastaj ua bëni një masazh të lehtë me losion aromatik. Por, mos e harroni edhe llakun e thonjve!

Buzët: Për t’i bërë joshëse, disa ditë i lyeni intensivisht me balsam buzësh. Përdorni të kuqtë e buzëve që nuk shlyhet, në mënyrë që të mos e bartni ngjyrën nëpër faqe, qafë…

Barku: Po qe se e lyeni barkun me qumësht aromatik, edhe partnerit edhe vetes do t’ia shtoni kënaqësinë, derisa jeni duke e puthur.

Majat e gishtërinjve: Ngjyrosni thonjtë me ngjyrë të kuqe të theksuar – ende janë shumë seksipilë. Që t’i keni duart shumë të buta, i lyeni me maskën për fytyrë – maskën e hiqni pas njëzet minutash.

Komento