Qafa është simbol i feminilitetit që shpeshherë harrohet

Si të bëni masazhin e qafës dhe të torzosëËshtë shprehi e gati çdo femre që të ketë kujdes të madh për mirëmbajtjen e fytyrës, por qafa, ai simbol i feminilitetit shpeshherë harrohet.

Përgjigje për pyetjen se çfarë është lëkura e qafës tuaj mund ta merrni me një test të lehtë e të shpejtë para pasqyrës.

Për fat, sot ekzistojnë mënyra shumë efikase që qafës t’ia kthejmë rininë dhe të thyhen paragjykimet se në një moshë të caktuar nuk mund të eliminohet paraqitja e vijave të thella rrethore rreth qafës.

Bashkë me rrudhat dhe lëkurën e lëshuar të qafës, paraqiten edhe njolla të murrme, ndërsa shumicën e femrave i pengon edhe paraqitja e nën mjekrës.

Këto paraqitje nuk kushtëzohen vetëm me moshë dhe trashësi, por më shpesh janë rezultat i qëndrimit të femrave: Pranë tavolinës së punës, pranë kompjuterit, makinës, kur gati në të gjitha rastet koka mbahet e ulur.

Në luftë për qafë rinore, rezultatet më të mira arrihen me ndihmën e kirurgjisë estetike. Por, që të mos i hyni këtij mundi e shpenzimi të madh, mjafton mirëmbajtja e rregullt dhe e përshtatshme, në radhë të parë në shtëpi. Rezultatet mund të shihen pas disa javësh, e deri atëherë, ju propozojmë dy truke të vogla të përshtatshme për ditët e ftohta që po vijnë mbani dolçevita (rollka) dhe shalle!

Qafa në testim

Lëkura e qafës vazhdimisht i eksponohet veprimit agresiv të ndikimeve të jashtme. E hollë dhe pa gjëndra yndyrore (të cilat tajisin sebum), është e thatë prandaj duhet që rregullisht të ushqehet me kremra me hidratacion të lartë. Muskuli më i madh i qafës (platizma) është shumë i ndjeshëm, prandaj atë nuk duhet tërhequr shumë. Megjithatë, qafa ka nevojë për një gjimnastikë të lehtë. Duhet patur kujdes edhe për një detaj, nëse vëreni puçërr, mos e prekni! Për shkak se muskuli tjetër i qafës gjendet thellë nën lëkurë (ndërsa proceset inflamatore fillojnë mu aty), shërimi do të jetë specifik dhe i gjatë.

Armiqtë kryesor

Rrezet e dëmshme të diellit, ndotja dhe të ftohtit, janë armiqtë kryesorë të lëkurës së qafës. Dietat e varfra me proteina dhe vitamina, por edhe shprehitë e dëmshme (tymi i duhanit), do ta shpejtojnë procesin e plakjes. Ndërsa, predispozitat gjenetike janë edhe një faktor rëndues.

Si të bëni masazhin e qafës dhe të torzosë

-Që të duket më e hollë.

Masazhin duhet bërë anash. Masazhi fillon nga poshtë lartë, duke e shtuar shtypjen. Kur i lëshoni duart poshtë, bëjeni sa më butë.

-Nxiteni qarkullimin

Mjafton që të bëni masazh të lehtë në formë rrethi, duke shtypur lehtë nën eshtrat e qafës.

-Për qafë më të gjatë dhe qëndrim më të drejtë.

Stimuloni muskujt në fund të qafës duke iu bërë masazh rrethore (sipas shigjetave të orës)

-Për të mos u lëshuar lëkura.

Masazhoni çdo herë nga poshtë lartë: Mbështetni duart pak mbi gjinj dhe filloni t’i tërhiqni ngadalë në drejtim të veshëve.

-Lamtumirë nënmjekrës!

Mbështetni shuplakat e duarve në gjoks dhe ngadalë i ngrini deri në mjekër, duke e lakuar kokën prapa.

-Për përforcimin e gjinjve

Vini duart horizontalisht në gjoks (në mes) dhe tërhiqni gishtërinjtë nga ana e jashtme.