Qelizat burimore ngadalësojnë plakjen

Qelizat burimore mund të ndalin plakjen, madje edhe të zgjasin jetën për tri herë, pohojnë shkencëtarët. Eksperimenti në minj ka treguar që një injeksion me qeliza burimore zgjat jetën e tyre madje për tri herë.

Po ashtu, me injektimin e qelizave burimore në organizmin e tyre, minjtë rriten më shumë se sa që rriten pa injektimin e qelizave burimore.

Hulumtuesit nga Universiteti në Pittsburgh thonë se hulumtime të tjera në lidhje me qelizat burimore mund t’i kontribuojnë “shtyrjes” së plakjes.

Efekti ka qenë menjëherë i dukshëm në laborator, në enën ku qelizat burimore janë gjendur pranë qelizave të vjetruara para kohe.

Qelizat e vjetra të sëmura janë ndryshuar pasi që janë vënë pranë të shëndetshmeve. Shkencëtarët amerikanë kanë kryer eksperimentin në minj. Kanë testuar atë që quhet

plakje e parakohshme, gjendje e njohur si progeria, që shfaqet edhe tek njerëzit. Me injektimin e qelizave burimore në minjtë me progeria është treguar që ata mund të jetojnë

më gjatë sesa ata që nuk janë ndihmuar nga qelizat burimore.

Megjithatë, me injektimin e qelizave burimore te minjtë 17-ditësh, tek ata kanë mundur të vërehen ndryshime të mëdha në rritje dhe zhvillim. Tek të sëmurët gjendja shëndetësore është përmirësuar dukshëm, ndërsa shkencëtarët thonë që kjo është për shkak që qelizat e shëndetshme kanë ndihmuar korrigjimin e atyre me anomali.