Qepalla të varura? Ja si të hiqni qafe këtë problem për dy minuta

Qepalla të varura? Ja si të hiqni qafe këtë problem për dy minutaQepallat janë pjesë e një unaze me muskuj që i rrethon sytë.Ky muskul mundëson që t’i hapni dhe t’i mbyllni sytë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, varja e qepallave shkaktohet për shkaqe të ndryshme, si plakja, trashëgimia, stili jo i shëndetshëm i jetës etj.

Pesha e qepallës së varur mund t’i lodhë muskujt e syrit dhe të shkaktoj lodhjen, gjë që e bën më të vështirë vënien e grimit.

Veç kësaj, lajneri nuk është i dukshëm nën lëkurën e tepërt.

Sidoqoftë, ekziston një metodë natyrale për të shëruar këtë dukuri dhe nuk mund të besoni se sa e thjesht është.

Përbërësit:

– Një vezë (do t’ju duhet vetëm e bardha e vesë)

– Një shtupë pambuku

Procedura:

– Pastroni sytë mirë nga grimi dhe thajeni fytyrën.

– Thyeni një vezë dhe hiqeni pjesën e verdhë sepse do t’ju duhet vetëm e bardha e vesë.

– Mbani sytë mbyllur dhe shtupën e pambukut e futni në të bardhën e vesë.

– Me shtupë pambuku e prekni zonën e qepallave.

– Mbani sytë mbyllur dhe pritni derisa të thahet e bardha e vesë!

Nëse nuk funksionon herën e parë, atëherë provoni prapë.

Këtë procedurë mund ta provoni disa herë, dhe aq ma shpesh që e përdorni aq më të shpejta do të jeni rezultatet. /Telegrafi/